E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Izrael, ndalohet anija libiane me ndihma

Një anije libiane me ndihma, e nisur për ne rripin e Gazës, pasi mbeti për disa ore ne mes te detit, për shkak te disa problemeve ne motor, ka arritur te ankorohet ne portin egjiptian te El-Arishit. anija është shoqëruar ne çdo moment nga rojet bregdetare dhe marina izraelite, e cila ka kërkuar qe mjeti te mos tentoje te thyeje bllokadën për ne Gaza. Autoritetet egjiptiane kane premtuar se do t'i transferojnë ata ndihmat për ne Gaza, ndërsa pala izraelite u shpreh se kishte komunikuar disa here me kapitenin e anijes për te shmangur çdo incident te mundshëm. Vrasja nga komandot izraelite te nëntë aktivisteve turq pro-palestineze ne 31 maj ka shtuar ndjeshëm tensionin, prandaj ne raste te tilla te përsëritura, autoritetet po tregohen gjithnjë e me shume te kujdesshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›