'> Greqi, vazhdojnë grevat

Qeveria e Papandreut ndodhet në pritje të kredisë së re shpëtimtare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa vazhdon të përballet me presionin dhe revoltat e qytetarëve kundër masave antikrizë. Këtë te mërkurë, punën e kane ndërprerë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare. Ndërsa me 15 korrik është thirrur një greve e përgjithshme nga sindikatat e sektorit publik. Në grevë do të marrin pjesë për katër orë edhe kontrollorët e fluturimeve, të cilët do të paralizojnë trafikun ajror kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa linjat detare duhet të funksionojnë rregullisht. Ndërsa, Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, u mbyll dje për katër orë radhazi, për shkak të një proteste të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. protestat ne vend vazhdojnë, ndërsa qeveria pret këstin e dyte te ndihmës, me vlere 9 miliardë euro nga BE dhe FMN.