'> Shtyhet përsëri miratimi buxhetit te Tiranes
Fati i buxhetit te kryeqytetit nuk është vendosur as ne mbledhjen e kësaj te marte te keshillit bashkiak edhe pse tashme ky buxhet mbetet i bllokuar prej 8 muajsh. Mbledhja eshte shoqeruar nga debate te ashpra, veçanërisht pas prezantimit te nje projekt buxheti te dyte te hartuar nga demokratet. Kreu i grupit te këshilltareve demokrate Ferdinand Poni, deklaroi se ky draft përmban te dhëna te detajuara mbi fondet dhe taksat e bashkise, por socialistet e kane quajtur projekt-draftin pa sens. Pas debateve anëtaret e keshillit bashkiak vendosen shqyrtimin e ndryshimeve te propozuara ne buxhet nga demokratet, per tu mbledhur ne ditet ne vijim. Me heret gjate mbledhjes, debatet u zhvilluan per projektin e unazes se madhe. Mazhoranca e keshillit akuzoi bashkine per vonese te zbatimit te ketij projekti, ndersa vete perfaqesuesit e bashkise argumentuan se zvarritja e shpronësimeve nga qeveria eshte nje nder arsyet e pengeses se ndertimit te Unazës se Madhe.