Kampionati 3, sezoni 1932

Përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e futbollit tonë në nivele më të larta të kohës, filluan të japin rezultatet e para që në vitin 1932. Këto ishin kërkesa të kohës, prandaj veç të tjerave, ngritja e strukturave cilësore në drejtimin e futbollit, u pa si faktor për ecurinë në ngritje të futbollit tonë, duke marrë dhe vënë në jetë edhe përvojën e të huajve.
Një ngjarje e një rëndësie të veçantë për futbollin shqiptar ishte pranimi i Shqipërisë si anëtare e FIFA-s në maj të vitit 1932. Padyshim, kjo ngjarje ishte një sukses i madh që shpreh më së miri realizimin e përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillimin dhe organizimin e futbollit tonë. Vetëm pak vite dhe dy kampionate të zhvilluara bënë që të realizohej anëtarësimi i Shqipërisë në FIFA, që njëherazi dhe gjithmonë është dhe mirënjohje për ata që iu përkushtuan futbollit.
Këshilli Federal i Federatës Sportive Shqiptare, me kryetar z. Izedin Beshiri, vendosi dhe organizoi zhvillimin e kampionatit III (1932). Nga ky këshill u shpall për herë të parë lista e gjyqtarëve që do të drejtonin ndeshjet e kampionatit. Po korrigjoheshin mangësitë e dy kampioneteve të para, ku gjyqtari, ky personalitet qëndror për zhvillimin sa më normal të një ndeshjeje futbolli, nuk kishte as vlerësimin minimal, qoftë, duke i fiksuar emrin në kronikat e kohës. Këta gjyqtarë ishin: Salvadore Bernardo (Shkodër), Dr. Oakley Hill (Tiranë), Eqerem Stërmasi (Durrës), Pelegatti (Tiranë), Hajdar Jakupi (Gjirokastër), Ndoc Gega (Vlorë), Niko Gurashi (Berat) dhe Kristaq Strati (Fier).Por përsëri emrat e gjyqtarëve nuk janë në të gjitha ato pak kronika që jepen në shtypin e kohës.
Një e veçantë tjetër e këtij kampionati ishte se, për herë të parë, njihen disa trainerë të ekipeve. Megjithë arritjet me vlera të padiskutueshme, edhe ky kampionat do të kishte halle dhe probleme si dy të parët. Kampionati do të zhvillohesh me 6 ekipe, por pak para fillimit të tij Vlora do të deklaronte tërheqjen nga kampionati.
Vetëm një ndeshje nuk u zhvillua në datën e kalendarit, më 17.4.1932, SK Tirana-Skënderbeu 2-1, që u zhvillua një javë më vonë më 24.4.1932. Ndërsa në ndeshjen tjetër të ditës së parë Teuta-Elbasani u arrit rezultati më i thellë 16-0 që nuk do të arrihet në të gjitha kampionatet e këtyre 70 viteve. Por janë edhe dy ndeshje të anulluara, ajo e javës së katërt, më 15 maj; Teuta-SK Tirana 1-1 zhvillohet më 17 korrik 1932 dhe ajo datës 15 maj 1932, Elbasani-Skëndebeu 1-5 që zhvillohet po më 17 korrik 1932.
Në 20 ndeshjet e zhvilluara, 16 ishin fitore-humbje dhe 4 barazime. U shënuan 87 gola me mesataren 4,35 gola për ndeshje nga 2,90 që ishte në kampionatin e dytë (1931). Ekipet grumbulluan 40 pikë. Në 16 ndeshjet fitore-humbje golavarazhi ishte 73-10 ndërsa në 4 barazimet 2-2.
Nga 87 golat e shënuar, 57 ishin të vendasve, ndërsa 30 të miqve, kurse në fazën e parë u shënuan 33, vendasit 27, miqtë 6 dhe në fazën e dytë vendasit 30 dhe miqtë 24 gola. Në renditjen përfundimtare duket se lufta për titullin kampion ka qenë në mes tre ekipeve, SK Tirana me 13 pikë, Teuta me 11 pikë, golat 25-11 dhe Bashkimi Shkodran me 11 pikë, golat 15-6, ndërsa i katërti Skënderebu me 5 pikë, dhe i 5-ti Elbasani me 0 pikë, që i humbi të gjitha ndeshjet me golavarazhin 4-51 gola.
SK Tirana fiton 5 ndeshje, barazon 3 dhe nuk humb asnjë. Teuta është e dyta me 11 pikë, falë golavarazhit, dhe Bashkimi Shkodran i treti, po me 11 pikë. Rezultatet përcaktuese për Bashkimin Shkodran ishin hymbja në Durrës 1-2, në javën e shtatë, më 12.06.1932, ndërsa për Teutën, humbja në Shkodër, po 1-2, për javën e dytë, më 01.05.1932 dhe sidomos humbja në Tiranë me SK Tiranën 0-6, në javën e tetë, më 19.6.1932.
Në 20 ndeshjet e zhvilluara janë arritur 11 rezultate, për fitore-humbje 9 dhe barazimet 2. Secili rezultat është përsëritur, për fitore-humbje 1-0 (2 herë), 5-0 (1), 6-0 (3), 16-0 (1), 2-1 (4), 3-1(2), 4-1 (1), 5-1 (1), 9-2 (1), ndërsa barazimet 4 janë 0-0 (2) dhe 1-1 (2)
Fitoret 16: Janë realizuar nga SK Tirana 5, Teuta 5, Bashkimi Shkodran, Skënderbeu 2, Elbasani 0.
Barazimet 8: Janë realizuar nga SK Tirana e Bashkimi Shkodran nga 3, Teuta e Skënderbeu nga 1 dhe Elbasani 0
Humbjet 16: Janë realizuar nga SK Tirana 0, Bashkimi Shkodran 1, Teuta 2, Skënderbeu 5 dhe Elbasani 8, pra të gjitha ndeshjet.
Gola të shënuar: Sk Tirana 29, Teuta 25, Bashkimi Shkodran 15, Skënderbeu 14 dhe Elbasani 4
Gola të pësuar: Sk Tirana e Bashkimi Shkodran nga 6, Teuta 11, Skënderbeu 13 dhe Elbasani 51
Rezultatet më të thella në këtë kampionat janë: Teuta-Elbasani 16-0 java e parë 17.4.1932, Elbasani-SK Tirana 2-9 java e shtatë 12.6.1932, SK Tirana-Elbasani 6-0 java e dytë 1.5.1932, SK Tirana-Teuta 6-0 java e tetë 19.6.1932, Bashkimi Shkodran-Elbasani 6-0 java e dhjetë 3.7.1932 e tjerë.
Me interes do të jenë edhe paraqitja e treguesve kryesorë që kanë ekipet në këtë kampionat:
1. SK Tirana - Trainer Vitali (Itali), fitore 5, gola 21-4, 2-1 (1), 4-1, 6-0 (2), 9-2 (1) barazime 3, gola 2-2, 0-0 (1), 1-1 (2) gjithsej ndeshje 8, gola 29-6. Humbje nuk ka
2. Teuta: fitore 5, gola 23-2, 1-0 (2), 16-0 (10, 2-1 (1) dhe 3-1 (1), barazime 1, 1-1 dhe humbje 2, gola 1-8, 0-6 (10, 1-2 (1) gjithsej 8, 25-11
3. Bashkimi Shkodran: fitore 4, gola 13-3, 2-1 (2), 3-1 (1) dhe 6-0 (1), barazime 3, gola 1-1, 0-0 (2), 1-1 (1), humbje 1, 1-2 gjithsej ndeshje 8 gola 15-6
4. Skënderbeu: fitore 2, gola 10-1, 5-0 (1), 5-1 (1), barazime 1, 0-0 dhe humbje 5 gola 0-1 (1), 1-2 (2), 1-3 (1) dhe 1-4 (1) gjithsej ndeshje 8 gola 14-13
5. Elbasani: Fitore nuk ka, barazime nuk ka, humbje 8, golat 4-51
Ajo që vlen dhe duhet të veçohet është fakti se në këtë kampionat për herë të parë dy ekipe, SK Tirana dhe Skënderbeu paraqiten me emrat e trainerëve të ekipeve. Padyshim që ky fakt përbën edhe një hap tjetër cilësor për futbollin tonë. Në kampionatet tona, edhe pse jo të publikuar, dikush ka bërë përgatitjen e ekipeve dhe ka ndërtuar formacionet e ekipeve në ndeshjet e radhës, që mund të kenë qenë futbollisti më i përgatitur, më i "vjetri", apo më autoritari. SK Tirana hapin e bëri më "të gjatë" me emërimin si trainer të italianit Vitali, i cili e ka bërë përgatitjen e ekipit para fillimit të kampionatit, duke e bërë të plotë periudhën përgatitore qysh para startit të tij. Skënderbeu ngarkoi me detyrën e trainerit z. Qemal Omari, një shqiptar i kthyer nga Turqia pas 20 vjetësh karrierë në futbollin turk dhe më pas në detyrën drejtuese, gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s etj, pra një personalitet në fushën e futbollit, i cili, me punën e tij cilësore të gjithanshme, me reformat dhe përgatitjet e Skënderbeut, do të bënte që rezultatet e punës së tij të dukeshin brenda vitit, duke bërë që ekipi i Skënderbeut në kampionatin e ardhshëm, atë të katërt, më 1933, të fitonte titullin e kampionit, që do të jetë edhe i vetmi deri më sot.
Futbollistët e aktivizuar:
Paraqitja e tyre në këtë kampionat ka një përmirësim, edhe pse i vogël: së paku çdo ekip do të ketë formacionin e tij, qoftë edhe në një ndeshje.
SK Tirana: Portier Abdulla Shehri dhe Bexhet Jolldashi, R. Jolldashi, Hysen (Dake) Kusi, Adem Karapici, Hasan Maluçi, Selman Stërmasi, Jegeni, Emil Hajnali, Gjon Sabati, Halim Begeja, Haki Korça, Agolli, Isuf Dashi, Vasil Kajana. Këta janë në formacionet e tre ndeshjeve
SK Teuta (Durrës): portier Niko Dovana dhe Pisha, K. Tirana, Bushi, Tartari, Kurti, Milla, Nani Sallata, Mikel Nushi, Zaguridhi, Moisiu, Kola, Petri, Sala, Xhaferri. Këta vetëm në një formacion.
Bashkimi Shkodran: Portier Kin Bushati dhe Pjetër Gjoka, Gjeloshi, Gjeka, Kiri, Muhamet Halili, Hil Staka, Qazim Dervishi, L. Shala, Paç Koloqi, L. Radoja, Luka, Ernest Halepiani, Golemi I, Golemi II. Këta në një formacion të vetëm.
Skënderbeu (Korçë): Portier Klani Marjani dhe Bimoli, Çami, Dishnica, Stassa, Petra, Karoli, Barçi, Teli Samsuri, Omari, Ypi. Edhe këta në një formacion të vetëm.
SK Elbasani (Elbasan): Portier Trungu dhe Graceni, Musa, Zaimi, Pajuni, Xhafa, Tola, Struga, Pajenga, Kapllani, Gjetja. Edhe këta një formacion të vetëm në 8 ndeshjet e zhvilluara.
Futbollistët golashënues:
1. SK Tirana: Haki Korça 7, Halim Begeja 4, Gjon Sabati 3 (1 me penallti), Selman Stërmasi 1, Bexhet Jolldashi 1, gjithsej 10 gola dhe 19 gola pa golashënues; shuma 29 gola
2. Teuta: Milla 2, Zaguridhi 2, Mikel Nushi 1, Mojsiu 1, gjithsej 6 dhe 19 gola pa golashënues; shuma 25 gola
3. Bashkimi Shkodran: Hil Staka 1, Qazim Dervishi 1, gjithsej 2 gola dhe 13 pa golashënues; shuma 15 gola
4. Skënderbeu: Teli Samsuri 1 dhe 13 gola pa golashënuesin, shuma 14 gola
5. Elbasani: Të katër golat janë pa golashënues.
Gjyqtarët: Edhe pse në fillim të kampionatit u shpallën 8 gjyqtarë, vetëm në tre ndeshje janë emrat e tyre, Bashkimi Shkodran-Teuta 2-1, java e dytë më 1.5.1932, gjyqtar Bernardo; Skënderbeu-Bashkimi Shkodran 0-0; java e tretë, më 8.5.1932, gjyqtar Lisono dhe Teuta-Bashkimi Shkodran 2-1, për javën e shtatë, 12.6.1932 përsëri Lisoni
Fitorja e kampionatit të tretë 1932 nga SK Tirana që është edhe i treti rradhazi përbën një sukses të padiskutueshëm që vjen si rrjedhojë e përpjekjeve dhe sakrificave të gjithanshme të drejtuesve të klubit dhe futbollistëve të ekipit. Në këto tre kampionate ekipi pati rritje cilësore ku, sëbashku me të u rritën dhe u formuan futbollistë, shumë prej të cilëve do të ishin ndër më të mirët e vendit për kohën. Të tillë që do ta nderonin futbollin shqiptar edhe në ekipet jashtë vendit ku ato luajtën, si Riza Lushta, Naim Kryeziu e të tjerë. Në portë në shumë ndeshje ka qenë portieri Rudolf Gurashi, që, me Niko Dovanën e Durrësit dhe Klani Marjanin e Korçës, ishin tre portierët më të mirë; Adem Karapici mbrojtës i fortë dhe kapiteni i ekipit, Selman Stërmasi, Irfan Gjinali, Shefqet Ndroqi, Isuf Dashi, Hysen Kusi, Vasil Kajana, Llazar Miho, Gjon Sabati, Mark Gurashi, Hilmi Kosova, Halim Beja, Emil Hajnali, portierët Vasfi Samini e Abdulla Shehri e të tjerë. Por edhe në ekipet e tjera si Bashkimi Shkodran, Skënderbeu, Teuta e të tjerë disa futbollistë po tregonin vlerat e tyre që shumë shpejt do t'i bënin ata të njohur në të gjithë vendin.
Botohet me lejen e gazetes "Sport Ekspres"
SK Tirana bën tris
Regjistrohet rezultati më i thellë, rekord i pathyer deri më sot: Teuta - Elbasani 16-0
Kampionati III kombëtar i futbollit
Faza e parë: 17.04.1932 - 22.05.1932
Faza e dytë: 05.06.1932 - 03.07.1932
Pjesëmarrja: Pesë ekipe të kampionatit të dytë; largohen nga kategoria e parë dy ekipe: SK Vlora (Vlorë) dhe Muzaka (Berat)
Kampionati luhet me një grup dhe në përfundim të tij do të jetë kjo renditje:
1. SK Tirana (Tiranë)
2. SK Teuta (Durrës)
3. Bashkimi Shkodran (Shkodër)
4. Skënderbeu (Korçë)
5. Elbasani (Elbasan)
HTML clipboard
E Diele, 02 Nentor 2008

Nr
Klub
N
F
B
H
Golat
P
1
SK Tiranë8
5
3
-
29
-
6
13
2
Bashkimi Shkodër8
4
3
1
15
-
6
11
3
Teuta Durrës8
5
1
2
25
-
11
11
4
Skënderbeu Korçë8
2
1
5
15
-
13
5
5
Skampa Elbasan8
-
-
8
4
-
52
0
16
8
16
88
-
88
40
E Diele, 02 Nentor 2008