E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: “Kemi ende punë për të bërë”

Ari Han “vuajti” jo pak gjatë ndeshjes Partizani-Shkumbini (0-2) në “Qemal Stafa”, por shijen zhgënjyese pas atij takimi të nivelit poshtë mesatar, trajneri i Kombëtares shqiptare shpreson ta zëvendësojë me atë pritet të paraqesë supersdida Tirana-Besa (sot, 17:00), që do të luhet në të njëjtin stadium të kryeqytetit.

Han, i cili rikthehet në Tiranë pas humbjes me Hungarinë (2-0) në Budapest e barazimit pa gola me Portugalinë (0-0) në Bragë, tha se qëllimi i ardhjes së tij ishte ndjekja e disa lojtarëve të kampionatit shqiptar. Te Tirana luajnë Andi Lila e Ansi Agolli, por skuadra që udhëheq kampionatin ka në gjirin e saj edhe lojtarët të tjerë cilësorë si Migen Memelli (golashënuesi më i mirë i kampionatit) e Gjergji Muzaka.

Duke folur për temën e Kombëtares, Han tha: “Ndeshja me Portugalinë ishte e mirë. Punuam e luftuam shumë. Kemi ende punë për të bërë. Miqësorja me Azerbajxhanin? Është një ndeshje e mirë për të përgatitur Maltën (11 shkurt në “Ta’Qali). Sulmi me probleme? Çdo ekip kombëtar vuan, jo vetëm ne”.

Han ka grumbulluar në katër ndeshjet e para të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 5 pikë, po aq sa Portugalia. Malta, kundërshtarja jonë e 11 shkurtit nuk ka grumbulluar asnjë pikë.

E Diele, 02 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›