Bici e nis me pikë

Vasil Bici e nisi me pikë debutimin e tij në bankinën e Lushnjës, por pa mundur të ndërpresë ecurinë pozitive të Teutës, në barazimin 1-1 në takimin e zhvilluar në "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Dorian Bubeqi realizoi për verdhejeshilët në minutën e 8-të, ndërsa për skuadrën durrsake barazoi Vilfor Hysa në minutën e 58-të.
Për Lushnjën ky ishte barazimi i parë në kampionat pas dy fitoresh e gjashtë humbjesh, ndërkohë që Teuta regjistroi e tretë në transfertë.
Ky ishte barazimi i 26-të midis dy skuadrave në 88 takime, madje dhe barazimi i fundit midis këtyre dy ekipe kishte përfunduar po 1-1, më 10 dhjetor 2004.
Me pikën e marrë në shtëpi, Lushnja u ngjit në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Partizani i vendit të fundit (5), me të cilin ka humbur në javën e parë të sezonit.
Teuta kapërceu Elbasani në renditje dhe tashmë gjendet në vendin e 6-të me 13 pikë.
E Diele, 02 Nentor 2008