'> Kodheli: Ne vjeshte serish përmbytje
Shkurtimi i buxhetit te shtetit nuk mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kriza ekonomike. Opozita akuzon qeverinë për ndryshime te pamenduara qe do te sjellin pasoja ne sektorë te ndryshëm. E fokusuar tek bujqësia, deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se kjo fushe e shpallur prioritet nga qeveria është prekur ndjeshme nga shkurtimet e fondeve. Për opozitën, nëse vjeshtën e ardhshme veriu do te përmbytet serish, përgjegjësia është e qeverise, qe sipas Kodhelit, ka shkurtuar treçerekun e fondeve me te cilat synohej parandalimi i përmbytjeve.