E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> SHISH në seancën e fundit të Parlamentit

Projekt-amendamentet për ligjin e Shërbimit Informativ te Shtetit nuk janë tërhequr nga rendi i ditës, ashtu siç mbarten për ne seancën e fundit plenare edhe nismat e tjera ligjore qe nuk u miratuan te enjten, apo interpelanca e ministrit te Jashtëm Ilir Meta. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, kur ne faqen e Parlamentit u publikua prej shume kohesh rendi i ditës i seancës plenare, për nesër është njoftuar vetëm orari i fillimit te saj qe është ora 9:00 e mëngjesit. Por serish parashikohet një maratone debatesh deri ne orët e mbrëmjes, pasi nuk është njoftuar asnjë ndryshim ne rendin e ditës, ndërkohë qe do te votohet nen për nen dhe buxheti i shkurtuar i shtetit. Deri te dielën demokratet nuk janë tërhequr, te paktën nuk ka asnjë qëndrim zyrtar e publik për te kundërtën, ndërkohë qe sipas nënkryetarit te Parlamentit, deputetit te LSI, Nasip Naço, nesër është ne rend dite çdo gjë qe nuk u shytua te enjten, përfshirë shish dhe ligjet qe nuk do te mund te votohen pa votat e socialisteve. Këtij konfirmimi nga radhët e mazhorances i shtohet dhe ai i socialisteve, te cilët deklarojnë se nuk janë njoftuar për një rend te ri dite për seancën e te hënës. Por skenari i mundshëm, qe me sa duket ka ardhur përmes një akordi te fshehte Meta-Berisha, është përfshirja ne rend dite vetëm i amendamentit "Hoxha" për kufizimin e mandatit te drejtuesve te SHISH-it ne 5 vjet, dhe tërheqja e amendamenteve te tjera, te cilat i jepnin kryeministrit një te drejte te plote kontrolli mbi shërbimin sekret. Ky skenar qe do te tërhiqte dhe votën e Ilir Metes, vete i katërti deputet i LSI-se, ne fakt është paralajmëruar te propozohet edhe firmetari i amendamentit Fatos Hoxha, sipas te cilit ndryshimet e tjera te mbarten për sesionin e ardhshëm qe nis ne shtator. Ne te kundërt grupi i PD pritej te dështon ne ketë ndërmarrje te tij, pasi LSI-ja dy deputetet e PDI-së dhe tre deputet Demokrate te komisionit te sigurisë u deklaruan kundër dhe kryeministri nuk kishte asnjë garanci ne dore se do te mund te kishte ne dore as dhe një shumice te thjeshte për te kaluar këtë ligj. Ndërkohë qe socialistet kane konfirmuar se për ketë ligj do te dilnin mbi linjën e tyre politike te mosvotimit, duke ngritur kartonët e kuq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›