'> PS: Denoncojmë korrupsionin
Partia Socialiste ka vijuar akuzat për ministrin e Ekonomisë, duke pohuar se po përdor politikisht nëpunësit civil për të mbrojtur Dritan Priftin nga konflikti i interesit në të cilin është përfshirë. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, tha gjatë një prononcimi për mediat, se po shkelet ligji, i cili nuk lejon përfshirjen e administratës, në deklarata dhe akuza politike. Serish partia Socialiste ka kërkuar sqarime nga ministri i qeverisë Berisha për pasurimin e tij prej 2 miliard e gjysmë lekësh në më pak se një vit kur vendi gjatë kësaj periudhe sipas selisë rozë, po kalon një krizë ekonomike. Por selia rozë ka deleguar akuza dhe ndaj ministrit të Mbrojtës Arben Imami për privatizimin e trojeve ushtarake. Pas pronësisë në fushën e Aviacionit, deputeti Eduard Shalsi, ka akuzuar Imamin se ka lëshuar urdhër për privatizimin e një tjetër ndërtese ushtarake në Kodër Kamzë për të cilën bashkia e Tiranës kishte kërkuar ta kthente në një shkollë për komunitetin Deputeti Socialist i ka bërë thirrje ministrisë së mbrojtjes të heqë dorë nga këto privatizime dhe të ndalojë mashtrimet që sipas Shalsit justifikohen me të ashtuquajtura vendime të Këshillit të Ministrave.