E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja humb Ilion Likën për 5 muajSipas këtij afati, i bie që Lika të humbasë ndeshjet e Shqipërisë ndaj Hungarisë më 28 mars, Danimarkës më 1 prill, ndoshta edhe ndaj Portugalisë në Tiranë më 6 qershor, të gjithë për eliminatoret e Botëro

Ilion Lika nuk do të luajë për 5 muaj radhazi. Kluib rus i Terekut të Groznit njoftoi se po merr një portier të ri, të quajtur Andrej Dikanija, për shkak të dëmtimit të rëndë të shqiptarit. Vetë nënpresidenti i Terekut, Hajdar Alhanov, tregon për "championat.ru" se numri 2 i kombëtares shqiptare ka këputur (apo dëmtuar) tendinin e Akilit dhe për këtë shkak do t'i duhen plot 5 muaj për të marrë veten. Sipas këtij afati, i bie që Lika të humbasë ndeshjet e Shqipërisë ndaj Hungarisë më 28 mars, Danimarkës më 1 prill, ndoshta edhe ndaj Portugalisë në Tiranë më 6 qershor, të gjithë për eliminatoret e Botërorit 2010.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›