E Diel, 1 Nëntor 2026

Dallku përshëndet pavarësinë me golDallku hyri në nisje të pjesës së dytë dhe shënoi në 60'. Në 45-minutat e dyta luajti edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Debatik Curri.

Armend Dallku shënoi gol për Vorsklën e Poltavës në fitoren 4-1 ndaj Nasafit, në një ndeshje përgatitore. Ukrainasit pritet të rinisin kampionatin dhe shqiptari nga Kosova e përshëndeti me shënim goli ditën e pavarësisë së krahinës së tij të lindjes, me të njëjtin emër. Dallku hyri në nisje të pjesës së dytë dhe shënoi në 60'. Në 45-minutat e dyta luajti edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Debatik Curri. Një ditë më parë shënoi gol për Krivbasin e Krivoj Rogut, mesfushori shqiptar dhe kapiteni i kësaj skuadre, Dorian Bylykbashi. Elbasanasi realizoi nga pika e 11-metrave.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›