Kaka: Do të qëndroj tek Milani për të fituar trofe
Milano - Futbollisti Rikardo Kaka do të jetë pjesë e klubit të Milanit edhe për një kohë të gjatë. Këtë gjë e deklaron vetë futbollisti për kanalin brazilian Sport Tv menjëherë pas humbjes së derbit këtë fundjavë me Interin. Fjalët e supertalentit Brazilian qetësojnë mjaft tifozët e Milanit në këtë moment jo të mirë që po kalon skuadra e tyre.
“Në futboll ka momente të mira dhe të këqinja, -deklaron Kaka për televizionin brazilian. Por, nës je një klub i madh, atëhere do të rikthehen momentet pozitive për të fitur trofe. Në jetën time futbollistike janë dy shembuj, Rogerio Ceni dhe Paolo Maldini”.
Rikardo Kaka në intervistën e tij për Sport Tv ka përforcuar edhe një herë “JO”-në në drejtim të Mançester Sitit.
“Në ditët e fundit të negociatave të mia me Mançester Sitin ishin tifozët ata që u bënë vendimtarë. Dëshira e tyre që unë të qëndroja në Milano ishte e madhe, dhe për mua kjo ishte shumë e rëndësishme”, shprehet futbollisti i Milanit, Rikardo Kaka.