Kriza te Tirana, donatoret akuza njeri-tjetritHalili: Kush nuk financon te hape rrugen per te tjeret. Nuri: Halili eshte i vetzgjedhur, ne nuk nuk paguajme. Papuli: Nuk e vendos Ridi kur te largohem

Situata te Tirana eshte ne kaos te plote. Akuza te ndersjellta midis katershes se donatoreve. Kryedonatori i ketij sezoni, Refik Halili, sulmoi ne te perditshmen sportive “Sporti Shqiptar” donatorin tjeter Agron Papuli, ne lidhje me menyren sesi ky i fundit po ben ndaj bardhebluve. Ne arkat e 23-here kampioneve derdhen cdo vit 1 miliarde leke te vjetra, ku secili nga kater donatoret paguan nje shume prej 250 milione lekesh.
NURI – Nje nga mbeshtetesit e vjeter te Tiranes, Lutfi Nuri, ne emer te familjes Nuri dhe te vellait te tij, Avni Nuri (ky njihet zyrtarisht si donator) ne nje interviste te gjate per “Panorama Sport”, doli hapur kunder Refik Halilit. “Nuri eshte terhequr prej kohesh nga skuadra. Ka vendosur te financoje ekipin kur t’i vije radha e tij si president. Ne radhet tona ka pasur kontradikta. Une kam derdhur para per Tiranen qe nga viti 1991 dhe jo nga viti 2004. Halili eshte i vetzgjedhur”.
HALILI – Presidenti me rotacion Refik Halili eshte treguar mjaft i ashper, madje edhe ka kaluar ne kercenim, duke u kerkuar donatoreve te tjere, ose te respektojne kontraten ose te deklarojne se nuk jane me pjese e Tiranes, duke synuar hapjen e rruges per njerez te tjere qe jane te interesuar te financojne per klubin me me shume trofe ne vend.
PAPULI – Kryedonatori Refik Halili foli per ekzistencen e “nje kali Troje” brenda klubit, teksa hodhi edhe idene e largimit te atyre qe vendosin “shkopinj ne rrota”. “Nuk e vendos Ridi se kush duhet te hape krahun, kur dhe si, - eshte shprehur Agron Papuli per te perditshmen sportive “Sporti Shqiptar”. “Nuk eshte e vertete qe nuk kam financuar. Kam dhene nje fond ne fillim te sezonit e me pas jam ndiere i aneksuar dhe teresisht jashte operacioneve te merkatos”-
GJINI – Sekretari i klubit, Edi Gjini (i vendosur nga Keshilli Bashkiak i Tiranes) ishte nje nder te sulmuarit e Refik Halilit. Por, ai ka zgjedhur per momentin te heshte, duke kerkuar kohe.
HESHTJE – Tirana eshte prej dy javesh ne heshtje shtypi, por tashme vendimi eshte marre zyrtarisht nga drejtuesit e saj, kjo sipas nje kerkese specifike te trajnerit Blazh Slishkovic, i cili vazhdon te kembengule se shtypi ka pjesen e tij te fajit ne rezultatet e dobeta te bardhebluve.
KUPA – Tirana do te perballet ne Kupen e Shqiperise me Lushnjen, ne shtepine e kesaj te fundit. Ne ndeshjen e fundit ne kampionat, Tirana fitoi 1-0 fale autogolit te Laert Ndonit. Ne vijen e pare rikthehet Migen Memelli, por ende kane probleme Devi Mukaj e Bledar Devolli.
E Marte, 02 Dhjetor 2008