Teuta harron Tiranen, ne Kupe e pret VllazniaStarova kerkon impenjim maksimal ne Kupen e Shqiperise kunder shkodraneve

Teuta se bashku edhe me Vllaznine jane dy skuadrat e momentit, por qe e merkura i vendos perballe njera-tjetres ne Kupen e Shqiperise. Te shtunen e kaluar skuadra durrsake fitoi 2-1 me Tiranen, fale dy kryeveprave te Emiliano Viles. Starova deshiron qe lojtaret e tij te jene me kembe ne toke: “Jemi ekip i ri. Ndeshja me Tiranen eshte lene pas. Na presin Vllaznia ne Kupen e Shqiperise dhe Shkumbini ne kampionat. Kapiteni Genti Gjondeda: “Ne kemi pretenduar zonen UEFA, por tani kerkojme me shume. Ndeshjet kane treguar se jemi nder ekipet me te mira ne kete sezon. Vllaznia? Eshte rivali yne direkt. Jemi pergatitur seriozisht”. Ne ndeshen e Kupes do te mungoje mbrojtesi Henri Ndreka, i demtuar gjate ndeshjes kunder Tiranes. Lezhani ka demtuar meniskun dhe sipas parashikimeve do te kthehet ne pjesen e dyte te sezonit.
E Marte, 02 Dhjetor 2008