E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo, fitues i Topit të artëPortugezi i Mançester Junaitid pas vetes argjentinasin e Barcelonës, Lionel Mesin dhe spanjollin e Liverpulit, Fermando Torres. Ronaldo: “Kisha ëndërruar gjithmonë ta fitoja këtë trofe, qysh kur is

“Topi” i 53-të i “artë” i përket tashmë portugezit Kristiano Ronaldo. Lajmin e bëri të ditur faqja në internet e revistës prestigjioze franceze “France Football”. Anësori 23-vjeçar i Mançester Junaitid fitoi 446 pikë, duke lënë pas vetes argjentinasin e Barcelonës, Lionel Mesin dhe spanjollin e Liverpulit, Fermando Torres. Ronaldo është portugezi i tretë në historinë e “Topit të artë”. Përpara tij trofeun më të rëndësishëm për një futbollist e kishin fituar Eusebio (1965) dhe Luis Figo (2000).

DITA MË E BUKUR – “Bëhet fjalë për një nga ditët më të bukura të jetës sime”. Ky ishte komenti i Kristiano Ronaldos pas fitimit të “Topit të artë”. Trofeu do të jepet zyrtarisht ditën e diel. “Kisha ëndërruar gjithmonë ta fitoja këtë trofe, qysh kur isha fëmijë. Emocioni që më ka mbërthyer është i papërshkrueshëm. Dëshiroj të them para së gjithash atyre që kanë votuar për mua, -shtoi portugezi. Ata që më njohin, jetojnë me mua, dinë se për mua kjo ishte një ëndërr”.

MË TË RINJTË - Me vetëm 23 vjeç e 10 muaj, Kristiano Ronaldo është midis fituesve më të rinj në moshë në historinë e “Topit të artë”. Por më të rinj se portugezi janë katër lojtarë të tjerë. Më i riu mbetet ende Ronaldo, “Fenomeni” brazilian në vitin 1997 ishte vetëm 21 vjeç e 3 muaj. Anglezi Majkëll Ouen në vitin 2001 ishte 21 vjeçe e 11 muaj; Xhorxh Best në vitin 1968 ishte 22 vjeç e 6 muaj dhe Oleg Bllohin në vitin 1975 ishte 23 vjeç e një muaj.

E Marte, 02 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›