E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Naço: Ligji i SHISH nuk hidhet për votim

Mbi 17 ligje qe kërkojnë votim te thjeshte e te cilësuar janë renditur për seancën plenare te se enjtes, e cila mund te konsiderohet si përmbyllësja e këtij sesioni parlamentar, pasi ajo 26 korrikut do te merret vetëm me miratimin nen për nen te buxhetit te rishikuar te 2010-ës. Ne rendin e ditës vijon te qëndrojë edhe ligji qe hapi debate te forta mes qeverise shqiptare, Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe NATO për shërbimin informativ shtetëror. Megjithe argumentet se ligji ndodhet ne rend te ditës si gjithë te tjerët e mbartur gjate këtij sesioni, për vete mënyrën se si u përfshi ne kalendar, pas pezullimit nga kreu i aleancës Rasmusen, nxiti një vale dyshimesh se demokratet po tentojnë kalimin e tij te befte ne këtë fund sesioni. Dyshimet nuk munguan as nga LSI, por deputeti i kësaj partie, nënkryetari i Parlamentit Nasip Naco, përjashtoi këtë mundësi, pasi sipas tij ligji nuk ende nuk është amenduar. Por qe nga legjislatura e kaluar kane mbetur peng i kompromisit te munguar PS-PD dhe ndodhen ne rend dite, edhe ligji për gjykatën administrative dhe 7 ndryshime ne kode, te cilat kërkojnë domosdoshmërisht votat e opozitës. Por kjo e fundit prej disa seancash jo vetëm nuk ofron kartonin jeshil për ligjet me shumice te cilësuar, por nuk merr pjese fare ne asnjë votim. Socialistet vendosen këtë lloj marrëdhënieje me parlamentin deri sa transparenca e zgjedhjeve te realizohet. Por ndërkohë ende nuk është konfirmuar qe negociatat e nisura me 14 korrik nga dy krerët e grupeve Patozi e Ruci, do te mund te përfundojnë me një marrëveshje për ngritjen e komisionit hetimor. Pengu i kësaj marrëveshjeje mbeten fletët e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›