-Nano, Italia avokatja e Shqiperise per integrimin evropian. -Berluskoni , brenda tetorit ne vizite zyrtare dy ditore ne Tirane. Kryeministri shqiptar z. Fatos Nano ka zhvilluar sot ne Rome ne

-Nano, Italia avokatja e Shqiperise per integrimin evropian.
-Berluskoni , brenda tetorit ne vizite zyrtare dy ditore ne Tirane.
Kryeministri shqiptar z. Fatos Nano ka zhvilluar sot ne Rome ne oren 13.00 nje takim me Presidentin e Keshillit te Ministrave te Republikes Italiane z. Silvio Berluskoni.
Gjate takimit, qe zgjati me shume se dy ore, te dy autoritetet me te larta te ekzekutivit te te dy vendeve shkembyen vleresimin e tyre per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne ndermjet Shqiperise dhe Italise ne te gjitha fushat.
Lufta kunder trafiqeve te paligjshme dhe nderrmarja e Qeverise Shqiptare per te goditur jo vetem krimin e dukshem, por edhe gjithe infrastrukturen qe sherben per furnizimin e trafikanteve si dhe rezultatet e arritura nga Qeveria shqiptare, muajin e fundit, kane qene ne qender te takimit dypalesh.
Kryeministri italian Berluskoni, ka vleresuar luften e Qeverise shqiptare kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar. Ne kete kuader, Kryeministri Nano dhe homologu i tij z.Berluskoni, kane theksuar nevojen e bashkepunimit me te ngushte midis dy vendeve per te institucionalizuar luften e perbashket si dhe te zevendesimit te "boshllekut" te krijuar nga shkaterrimi i lidhjeve te krimit midis dy brigjeve me integrim te sistemit ekonomik, sistemit social, infrastruktures, energjitikes etj.
Vecanerisht ne fjalen e tij Kryeministri shqiptar vleresoi mbeshtetjen e vazhdueshme qe Italia i ka dhene vendit tone ne kuader te pershpejtimit te procesit te Stabilizimit dhe Asocimit ne BE, ndersa Kryeministri Berluskoni e siguroi per hapjen e negocimit te Marreveshjes se Stabilizimit dhe Asocimit ne nje kohe shume te shpejte.
Kryeministri Nano e njohu Kryeministrin Italian me zhvillimet pozitive politike me te fundit ne Shqiperi te cilat cuan ne zgjedhjen me konsensus te Presidentit te Republikes e cila ka percjelle nje klime progresive per stabilitetin politik, si dhe garanci per ecurine e reformave dhe integrimin e shpejte te vendit ne strukturat euro-atlantike.
Kryeministri Berluskoni ka konfirmuar angazhimin personal te Drejtorit te Pergjithshem te Enel- it per te pergatitur per zbatim nje program per ristrukturimin e sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi dhe standartizimin e ketij sektori ne parametra europiane gje qe do te pergatise integrimin edhe ne kete fushe.
Te dy kryeministrat kishin te njejtin mendim se duhet te punohet sebashku ne sektorin e privatizimit, vecanerisht ne privatizimin e bankes se Kursimeve, ne turizem, ne energjetike si dhe ne mbeshtetjen e vazhdueshme te Shqiperise nga ana e Italise si avokatja kryesore per integrim europian.
Kryeministri Berluskoni ka shprehur deshiren per te bere nje vizite dyditore ne Shqiperi brenda muajit Tetor te ketij viti ku do te diskutohet ne detaje per projektet e mesiperme.
Ne fund te takimit Kryeministri Nano dhe Kryeministri Berluskoni kane dale perpara gazetareve te shumte italiane dhe shqiptare ne nje konference per shtyp.