E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dashur nxenes e mesues, Te nderuar prinder dhe pjesemarres, Erdha sot mes jush qe te cmallemi se bashku me shkollen dhe njeri-tjetrin. Kjo lagje ,ky gjimnaz, kjo fushe basketbolli ku ne djemt

Te dashur nxenes e mesues,
Te nderuar prinder dhe pjesemarres,

Erdha sot mes jush qe te cmallemi se bashku me shkollen dhe njeri-tjetrin. Kjo lagje ,ky gjimnaz, kjo fushe basketbolli ku ne djemte e "Sami Frasherit" konkuronim me djemte e "Partizanit" jane pjesa me e bukur e rinise time. Ne nuk kishim keto kushte, ishim te veshur me keq, kishim shkollat me te varfra, libra me leter dhe plumb gazetash. Ndersa sot po inagurojme se bashku nje nga 200 shkollat e reja dhe te rikonstruktuara qe shteti ve ne dispozicon te nxenesve kete sezon te ri mesimor. Keto shkolla te reja (edhe 200 te tjera jane ne perfundime siper) me kabinete moderne, me kushte bashkekohore nuk i solla une me nje muaj Kryeminister. Ne saj te presionit tuaj si pjesa me vitale e kombit per me shume dije, per formim profesional me bashkekohor, per me shume dinjitet ne kompeticionin me bashkomoshataret ne boten moderne, cdo qeveri ka kryer detyren e saj ne plotesimin e ketyre kerkesave. Tashme eshte e qarte per te gjithe se nuk ka te ardhme europiane te vendit pa nje sistem arsimor modern qe formaton brezat e rinj me aftesite dhe vlerat qe perballojne New Economy dhe realitet globale. Ju jeni brezi qe do te perballoni sfidat e procesit te Stabilizim Asocimit dhe integrimit te plote te vendit te vendit ne Europen e Bashkuar.

Ne moshen tuaj ne duhej te vraponim neper biblioteka, te rremonim ne skedare dhe libra per te plotesuar veten me dijet e nevojshme. Ndersa tani nga Kabineti i Informatikes ju do te navigoni ne bibliotekat virtuale, do te download-oni dije dhe kulture bashkekohore qe sot e beni nga shtepite, Café Internet apo ndonje zyre e prinderve. Ky eshte avantazhi i natyrshem i brezave qe vijne me pas, te cilin ju duhet t'a shfrytezoni per t'u bere me te mencur, me te pergatitur profesionalisht, me te kulturuar dhe me dinjitoz ne konkurencen dhe bashkepunimin me bashkemoshataret tuaj ne boten moderne. Vetem me dije dhe kulture ju do te beheni sipermarresit adminitratoret dhe profesionistet qe do te marrin ne dore fatet e zhvillimit dhe integrimit evropian te vendit. Ky gjimnaz ka ka tradita te hershme ne pergatitjen e profesionisteve te spikatuar ne shkence, sipermarrje, administrim, por edhe ne qeverisje. Disa anetare te Kabinetit Qeveritar deshironin te vinin sot ketu me mua per t'u cmallur me shkollen e tyre. Nga kjo shkolle kane dale edhe emigrante qe kane shfrytezuar levizjen e lire dhe barazine e shanseve mbi te cilat funksionon bota moderne.
Nese do te ishin sot ketu, kjo kategori e nderuar ish nxenesish do ju nxisnin te shtoni perpjekjet per t'u pergatitur pasi integrimi me dinjitet ne shoqerite civile perendimore arrihet nepermjet konkurimit te aftesive dhe vlerave.

Shkolla jone vazhdon te kete mesues shume te mire, prandaj shfrytezoini duke u kerkuar me shume dije, me shume informacion, me shume koncepte dhe asyetime logjike. Nxisni frymen dhe praktikat e konkurimit brenda shkolles suaj dhe me bashkemoshataret e shkollave te tjera (jo vetem per te ngacmuar vajzat).

Si prind me lejoni t' ju keshilloj qe te mos lejoni te hyje ne klasat, kabinetet dhe ambientet tuaja asnje mikrob qe ju demotivon dhe ju keq orienton per te sotmen dhe te ardhmen. Droga, dhunimi i moralit, parazitizmi, varferia intelektuale dhe shpirterore duhet te ndeshin embargon tuaj ne rradhe te pare. Te gjithe e pranojme se jeta e sotme eshte bere me normale, me e larmishme , me e pasur ne shanse, por dhe me e rrezikshme nese abuzon me to. Ka shume gjera qe ju nxisin lakmine per te qene jashte ketyre klasave dhe kabineteve moderne, qe nga diskot e deri tek aventurat me skafe.
Keni kohe per te bere dhe provuar gjithshka qe morali, vyrtyti dhe i ligji i lejojne. Tani eshte koha me e mire te pergatiteni per te dalluar neser qarte hendekun mes jetes boshe dhe jetes me moral tradicional shqiptar te integruar natyrshem tashme ne vlera dhe dimension bashkekohor evropian. Sa me te ditur dhe te kulturuar te beheni, aq me pak rrezikoheni t'ju gllaberoje kriminaliteti apo fondamentalizmi ne jete.
Kam qene edhe une nxenes, kam qene student dhe pedagog.
Prandaj ju ftoj te mos e harroni kete ore te pare mesimi me Kryeministrin tuaj.

Vit dhe pune te mbare te gjitheve!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›