'> Withers vizite lamtumire Topit
Ambasadori amerikan, John Withers, zhvilloi vizitën e fundit zyrtare tek presidenti i republikës, ne përfundim te mandatit te tij ne tirane. Zyra e shtypit e presidencës njofton se zoti Topi i shprehu ambasadorit mirënjohjen për shërbimin e çmuar diplomatik, si përfaqësues i aleatit me te rëndësishëm strategjik te Shqipërisë. Nga ana e tij, ambasadori amerikan Withers e falënderoi kreun e shtetit për mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale. Me tej, ambasadori shprehet se po largohet nga vendi ynë me bindjen se asgjë nuk do ta ndale popullin shqiptar qe te ndërtojë shtetin e se drejtës.