'> PS: Prokuroria, hetim Priftit
Partia Socialiste i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për pasurimin e ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti brenda një viti, për të dëshmuar sipas sekretares për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS Arta Dade, se organi i akuzës nuk udhëhiqet nga politika. Sipas saj, faktet e bëra publike nga selia rozë janë një prove e mjaftueshme që organet e drejtësisë të hetojnë për një pjesëtar të kabinetit Berisha. Shuma prej 1.8 milionë eurosh që ministri i Ekonomisë ka fituar brenda një viti, sipas deputetes Socialiste, tregon shkallën e lartë të korrupsionit në radhën e qeverisë. Partia Socialiste prej kohesh ka bërë publike fakte që sipas saj ngrenë dyshime për mënyrën sesi është vene pasuria e ministrit te Ekonomisë. Drejtuesit më të lartë të selisë rozë, kanë kërkuar dorëheqjen e Dritan Priftit, ndërsa kane akuzuar Berishën se po me korrupsionin qeveritar e ka zhytur vendin ne krize ekonomike.