Shkumbini - Besa 1-1. Fair-play prishet në fundPas përfundimit të takimit një grup ultrasish peqinase protestuan ashpër për disa minuta ndaj vendimeve të “xhaketës së zezë”, por forcat e shumta policore, përfshirë edhe ato speciale e vunë menj

Shkumbini-Besa (1-1) ishte thuajse e tëra një ndeshje “fair-play”, në prani të rreth 3 mijë tifozëve, të cilët ishin në mbështetje të Shkumbinit me ëndrrën për të kapur një vend finalet e Kupës së Shqipërisë.
Por, 25 minutat e fundit të takimit të parë çerekfinale midis dy skaudrave, përveç emocioneve të golave të Mustafajt të Shkumbinit në të 68’ dhe Halitit të Besës në të 86’ sollën edhe dy kartonë të kuq për Shkumbinin, kur gjyqtari Jemini largoi Arlind Norën dhe zëvendësuesin Roland Dervishi pas dy kartonëeve të njëpasnjëshëm të verdhë.
Pas përfundimit të takimit një grup ultrasish peqinase protestuan ashpër për disa minuta ndaj vendimeve të “xhaketës së zezë”, por forcat e shumta policore, përfshirë edhe ato speciale e vunë menjëherë nën kontroll situatën, duke mos lejuar degradimin e situatës.
KUPA E SHQIPËRISË
ÇEREKFINALET
NDESHJET E VAJTJES
GRUPI A
Vllaznia-Dinamo 1-2
Shënues: Sinani 2’/ Sefa 45’+1, Plaku 69’
Karton i kuq: Lici 57’(V)
Shkumbini-Besa 1-1
Shënuës: Mustafaj 68’/ Haliti 85’
Kartonë të kuq: Nora 90’(Sh), Dervishi 90’ (Sh)
GRUPI B
Flamurtari-Partizani 1-0
Shënues: Shehaj 40’(p)
Karton i kuq: Tafaj 40’ (P)
Tirana-Elbasani 0-0
* Takimet e kthimit luhen, më 11 mars 2009
E Merkure, 25 Shkurt 2009