Cameroon kundershton Papa Francesk I per ishujt Falkland

Dejvid Kamerun, kryeministri britanik ishte shprehur me shaka se tymi i bardhë për sa i përket ishujve Falkland ishte shumë i qartë. Kjo duke iu referuar referendumit të një jave më parë ku 99.7 për qind e banorëve kishin votuar që ishujt të mbeteshin nën udhëhqejsen britanike. Kamerun ka kritikuar në këtë mënyrë Papa Francesk i parë i cili dikur kishte deklaruar se ishujt në fjalë i përkisnin Argjentinës. Nuk jam dakord me ‘të, megjithë respektin që kam, ka shtuar Kamerun. Referendumi ka qenë shumë i qartë dhe vetëm tre persona kanë votuar kundër ka vazhduar më tej Kamerun. Sipas tij mesazhi i vetë banorëve ka qenë shumë i qartë për të gjithë botën përfshirë këtu edhe papën. Ndërsa qeveria argjentinase e ka cilësuar si nëj farsë referendumin meqë 1500 banorët e ishullut janë vendosur aty nag Britania e Madhe dhe varen nga Mbretëria e Bashkuar. Buenos Ajres ka deklaruar se cështja nuk ka të bëjë me banorët por me territorin e ishujve, i cili është argjentinas.