'> Zgjerohet kryqëzimi i "21 Dhjetorit"

Kryqëzimi i "21 Dhjetorit" i njohur për trafikun e renduar, nuk do te jete me problematik. Bashkia e Tiranes po zgjeron korsite e rrugëve për te lehtësuar qarkullimin e makinave. Kryqëzimi do te jete me katër korsi dhe me një sistem te përmirësuar semaforësh. Drejtori i transportit ne Bashkine e Tiranes deklaron se krahas lehtësimit te qarkullimit, prioritet do t'i jepet lëvizjes se mjeteve te shërbimit publik. Ky nuk do te jete kryqëzimi i vetëm i përmirësuar. Ne 23 rruge dhe sheshe te Tiranes janë parashikuar ndërhyrje për lehtësimin e trafikut ne kryeqytet. Përmirësimi i transportit ne kryeqytet është prioriteti kryesor i bashkise këtë periudhe. Nëpërmjet projekteve konkrete parashikohen rregullimi i infrastrukturës rrugore, korsi te veçanta për transportin publik dhe ndërhyrje ne semaforë për te lehtësuar qarkullimin e automjeteve.