E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Masat ekonomike te Italisë

Pas Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe edhe Italia ka arritur te siguroje votat për lëvrimin e një fondi prej 25 miliard eurove qe do te ndihmoje vendin ne rimëkëmbjen e ekonomisë. Koalicioni i qendrës se djathte i kryeministrit Silvio Berluskoni arriti te siguronte shumicën ne senat, ndërsa propozimi i qeverise u mbështet me 170 vota pro dhe 136 kundër. Me herët, kur ka kërkuar votat ne senat, kryeministri Berluskoni kishte deklaruar se kjo pakete financiare është e nevojshme për te ulur deficiti buxhetor te Italisë nga 5.3% ne 2.7 brenda vitit 2012. Miratimi i kësaj pakete ekonomike nuk është pritur mire nga qytetaret, te cilët do te vuajnë pasojat e masave ekonomike. Por fjala e fundit ne lidhje me lëvrimin e këtij fondi do t'i takoje dhomës se ulet se parlamentit qe do te shprehet ne fund te këtij muaji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›