'> Mbaron misioni i eksperteve për liberalizimin

Ekspertet e mbërritur ne Tirane për verifikimin e përmbushjes se tre kushteve shtese për liberalizimin e vizave përfunduan misionin teknik dyditor. Duke u bazuar ne raportin e tyre, shërbimet e Komisionit Evropian do te përgatisin vlerësimin qe ne muajin shtator do t'i paraqitet parlamentit dhe këshillit evropian. Janë dy organet e larta vendimmarrëse qe do te vendosin me pas për heqjen e detyrimit te vizave për qytetaret e Shqipërisë. Delegacioni i Komisionit Evropian ne Tirane sqaron edhe një here se liberalizimi i vizave afatshkurtra mundëson udhëtimin për 90 dite ne hapësirën Shengen dhe se për qëndrim me te gjate, qytetaret duhet te pajisen me vize. Liberalizimi i vizave nuk aplikohet nëse qëllimi i udhëtimit është puna ose punësimi.