E Shtunë, 31 Tetor 2026

007 anglezë spiunonin sistematikisht Gjermaninë

Misteri i spiunazhit DATAGATE, SHBA të zemëruara me Rusinë

snowdenInformacion i ri i zbuluar nga Edward Snowden. Mister mbi fatin e spiunit të DATAGATE, ka arritur të humbë gjurmët e tij. Shtetet e Bashkuara janë zemëruar me Kinën dhe Rusinë.
Shërbimet sekrete angleze spiunonin “sistematikisht”, me anë të programit prushi, internetin dhe të dhënat telefonike të cilat hynin nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar dhe anasjelltas. Kjo zbulohet nga e përditshmja Sueddeutsche Zeitung dhe televizioni NDR, të cilët mundën të shqyrtonin dokumentet e ofruara nga Snoëden.
Spiunazhi, i kontrolluar nga Shtabi i Agjencisë Britanike të Komunikimit, shkruajnë mediat gjermane, ka ardhur kryesisht nëpërmjet monitorimit të të dhënave të transmetuara nëpërmjet kabllit të fibrës optike Tat-14, i cila kalon Kanalin anglez duke bashkuar dy vendet me Shtetet e Bashkuara. Me sa duket shërbimet britanike janë lehtësuar në aktivitetin e spiunazhit nga dy kompanitë telefonike, British Telecommunications dhe Vodafone. Në një reagim të botuar nga Sueddeutsche Zeit, Vodafone thekson se ka respektuar të gjitha ligjet.
Ndërkohë është mbuluar me mister arratisja e spiunit – me një seri informacionesh kontradiktore dhe të filtruara me mjeshtëri, Edward Snowden, spiuni i DATAGATE, ka arritur të humbë gjurmët e tij dhe të dalë nga fokusi i radarëve. Por sigurisht fshehja e tij tani përfshin tre kontinente dhe ka zemëruar Shtetet e Bashkuara me Kinën dhe Rusinë, me Shtëpinë e Bardhë dhe Sekretarin e Shtetit John Kerry i cili lëshoi paralajmërime të rënda në adresë të Moskës dhe sidomos Pekinit.
Pavarësisht kërkesës për arrestim, të lëshuar nga autoritetet amerikane nën akuzat për spiunazh dhe vjedhjen e pronës së qeverisë, dhe pavarësisht se pasaporta e tij ishte revokuar, Snoëden ishte në gjendje të merrte nga Hong Kong një fluturim Aeroflot drejtuar në Moskë. Ky është lajmi i fundit i sigurt. Pastaj, vetëm mjegull, një histori e denjë për ditët e errëta të Luftës së Ftohtë.
Në fillim u duk se nga Rusia ishte larguar për në Kubë, nga ku ka shkuar në Ekuador. Pastaj çudia: vendi i tij në aeroplan, kolltuku numër 17, ishte bosh, kjo u certifikua nga fotot e shumë gazetarëve të cilët menjëherë rezervuar një vend në atë fluturim.
Një fluturim që, thekson shtypi amerikan, normalisht kalon nëpër hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, e cila për këtë arsye mund të detyrojë aeroplanin të ulet në tokë.
Formalisht, autoritetet ruse pretendojnë se Snowden nuk ka hyrë në territorin e Rusisë, për shkak se ai ka mbetur në zonën e tranzitit të aeroportit, ku ata nuk mund të ndërhyjnë. Për më tepër, sipas asaj që ka bërë me dije Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks që në këtë aferë ka marrë një rol të rëndësishëm në ditët e fundit, Snowden ka marrë një dokument tranziti si refugjat nga qeveria e Ekuadorit, një vend të cilit i kërkoi azil politik.
Ndërkohë, zemërimi i Uashingtonit për momentin është fokusuar në Moskë dhe Pekin. “Do të jetë thellësisht shqetësuese,” tha Kerry, nëse Kina dhe Rusia “kishin dijeni” mbi çështjen dhe “për cfarë kishin vendosur i injoruan ato.”
Me Hong Kongun, tha sekretari i shtetit, i cili aktualisht ndodhet në Indi, kemi një traktat ekstradimi. “Në qoftë se ata kishin njoftimin e duhur”, fakt që Kerry deklaroi se nuk e di ende, dhe kanë lejuar që ai vullnetarisht të merrte një avion, ” do ketë padyshim, ndikim dhe pasoja në marrëdhënie. Njësoj edhe me Rusinë”.
I njëjti koncept është shprehur edhe nga Jay Carney, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit “pa asnjë dyshim” do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Kinën. Në të njëjtën kohë, me anë të një presioni të kthjellët, Carney i kërkoi Moskës të marrë në konsideratë “të gjitha opsionet” që disponon për të “ekstraduar” atë, sepse, tha ai, me sa duket Snowden është ende atje.
Sipas dy ekspertëve perëndimorë të zbulimit që punonin për qeverinë e SHBA, shkruan ndërkohë New York Times, sipas të gjitha gjasave qeveria kineze ka qenë në gjendje të nxirrte e të gjitha të dhënat nga katër kompjuterat që Snowden solli me vete në Hong Kong, dhe më tej humbi interesin mbi spiunin, dhe vendosi të qëndronte mënjanë.
Topi, në këtë pikë, duket të jetë ende në Kremlin. Disa burime të mirë-informuara, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax, bëjnë me dije se – para paralajmërimit të Shtëpisë së Bardhë Moska po studionte kërkesën për ekstradimin të paraqitur nga SHBA.
Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Ricardo Patiño, tha se vendi i tij ka marrë një kërkesë për ekstradim nga SHBA dhe se Snowden është në kërkim. Por, shtoi ai, është duke shqyrtuar kërkesën e tij për azil politik. Ministri foli edhe për “paradoksin” Snowden: “po persekutohet nga ata që duhet ti japin shpjegime tërë botës” për përgjimin e të dhënave online.

Snowden, tension SHBA-Rusi
Sekretari i Shtetit, John Kerry thotë se Uashingtoni nuk synon për një konfrontim me Moskën lidhur me analistin e zbulimit amerikan Edward Snowden. Një ditë pasi e paralajmëroi Rusinë se do të kishte pasoja nëse do të ndihmonte Snowdenin, sekretari Kerry tha se nuk është e nevojshme që kjo çështje të çojë në konfrontim. Ai po përpiqet të ulë tensionin diplomatik, pasi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i cilësoi akuzat se Rusia ka shkelur ligjet e Shteteve të Bashkuara ose ka konspiruar me Snowdenin si absolutisht pa baza dhe të papranueshme. Lavrov thotë se Moska nuk ka të bëjë fare me Snowdenin apo me problement e tij me ligjin amerikan. Në një konferencë shtypi në Arabinë Saudite, Kerry tha se megjithëse nuk ka një traktat dëbimi mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka standarde të sjelljes mes shteteve sovrane, siç u shpreh ai. “Është respekti për sundimin e ligjit. Ne thjesht u bëjmë thirrje miqve tanë në Rusi të respektojnë faktin se një vend partner, bashkëanëtar pesëshes së përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka bërë një kërkesë normale në kuadrin e sistemeve ligjore për respektimin e ligjit, tha Kerry.  Kerry shtoi se administrata Obama shpreson që Rusia nuk i shikon interesat e saj të lidhura me një njeri që ai e quajti person që përpiqet ti shmanget drejtësisë në bazë të standardeve ndërkombëtare të ligjit. “Ata nuk janë të detyruar të zbatojnë ligjin, por me siguri ata mund ta lejojnë atë të përgjigjet para ligjeve tona dhe kushtetutës tonë si shtetas i këtij vendi. Kjo është arsyeja që ne u  kemi kërkuar atyre ta ekstradojnë. Ne nuk synojmë të konfrontohemi me Rusinë. Ne nuk po i japim urdhër askujt.

Snowden në Moskë. Putin: Qytetar i lirë
Vendndodhja e fundit e sigurtë e të shumëkërkuarit Edward Snowden është zona e tranzitit e aeroportit të Moskës. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti Putin, i cili ka shtuar se amerikani që i dha The Guardian programet sekrete te mbikqyrjes elektronike të Agjensisë Kombëtare të Sigurimit është një njeri i lirë, nuk ka kryer krime në Rusi dhe sa më shpejt të zgjedhë destinacionin përfundimtar, aq më mirë është.  utin ka shtuar në përgjigje të kërkesës së SHBA-ve për dorëzimin e tij, se shpreson që kjo ngjarje të mos ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo deklaratë vjen si konfirmim i ministrit të Jashtëm Lavrov, i cili tha se ish-bashkëpunëtori i Shërbimit Sekret Amerikan nuk e ka shkelur kufirin rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›