E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi me dinjitet i Berishës: Unë përgjegjës për humbjen!

Vendimi historik, jep dorëheqjen nga kreu i PD-së

Berisha ne PDMes emocioneve dhe brohoritjeve të militantëve Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Një veprim ky i cilësuar si një veprim prej burri shteti. Duke mos u ndalur me kaq, Sali Berisha ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes.
Fjalimi
Në një fjalim që Berisha nuk e cilësoi si fjalimin e lamtumirës kreu i demokratëve duke dhënë dorëheqjen ka uruar kundërshtarin e tij politik për fitoren. Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtar i PD dhe deputet i saj. Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam pasur kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim. Dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh, kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohesha nga postet e mira, nëse arsyet shëndetësore nuk do më lejonin, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam pasur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, ti bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje. Unë besoj se ata nuk gabojnë, tha Berisha.
IMG_2964Falenderimi
Në fjalimin e tij të gjatë të mbushur me emocione Sali Berisha u kujdes që mos të anashkalonte asnjë nga bashkëpunëtorët e tij në këto 22 vite karrierë politike, ndërsa falënderoi edhe të gjithë stafin elektoral të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. Sot jam para jush për një mesazh por dua të theksoj një mesazh të vonuar për fatin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim te madh te komisionarëve tanë në numërimin e votave, proces që po shkon drejt fundit. Shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj qindra e mijëra qytetarë shqiptarë që më shoqëruan mua, i falënderoj për mikpritjen me entuziaste që kam provuar ndodhje, ne shi dhe diell, në mëngjes dhe darkë, ne shkëmbyem mendime, ndoqën me vëmendje alternativen tone dhe me dhuruan mua fushatën me të pasur dhe ndofta më të bukurën dhe masive, jam përpjekur te bej me të mirën, kam punuar me përkushtim dhe entuziazëm edhe me te madh. Por, unë sot dua te përulem para militantëve, anëtarëve të thjeshte të PD për sakrificën, mundin dhe djersën e tyre në këtë fushatë dhe të gjitha fushatat. Shfrytëzoj rastin te falënderoj kandidat për deputet dhe shtabet e tyre elektorale, komisionerët tanë për përkushtimin në zgjedhje. Mirënjohje qytetarëve shqiptare që votuan kandidatet e PD, dhe çdo shqiptar dhe shqiptar që morën pjesë në zgjedhje. Të dashur demokratë dhe qytetar që keni mbështetur PD, unë e di që ndiqni me trishtim fjalën time pasi prisnit një fjalim tjetër nga unë, u shpreh i emocionuar Berisha.

IMG_2868Dorëheqja e Berishës, dhjetëra mbështetës qajnë para selisë
Me mijëra mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e djeshme pranë selisë së PD-së ku kanë brohoritur për më shumë se 3 orë emrin e Sali Berishës. Rreth orës, 20:00 kryetari i PD-së ka mbërritur në selinë blu dhe pas saj në një konferencë për mediat ka bërë të ditur lajmin e dorëheqjes së tij. Ky vendim i tij është shoqëruar me lot tek shumë simpatizantë të PD-së që ishin dje para selisë. Vetë Berisha në fjalimin e tij bëri të ditur se ka pasur shumë mesazhe nga mbështetës të PD-së për të mos dhënë dorëheqje por kjo gjë sipas tij nuk mund të realizohej.

Berisha: Do vijoj të jem kryeministër deri në shtator
Pavarësisht dorëheqjes, Sali Berisha konfirmoi se do të vijojë të jetë kryeministër i vendit deri në krijimin e qeverisë së re në shtator por do të jetë kryetari i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në shtator do punoj me përkushtim të madh dhe për përgatitjen e lidershipit të ri bashkë me strukturat e PD dhe të ecim drejt fitores më të re që na pret, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›