1 Maji, hapen mbi 800 vende pune në Tiranë, ja si të aplikoni
Bashkia lançon portalin e punësimit. Lista me 76 profesionet ku mund të kërkoni punë
Në Ditën e Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 Maj, Bashkia e Tiranës lancoi portalin e punësimit, nëpërmjet të cilit ofrohen 805 vende pune në kryeqytet. Bëhet fjalë për punësimin e të rinjve, por jo vetëm, në 15 profesione të ndryshme që janë lancuar dje në portalin e punësimit të hapur nga Bashkia e Tiranës.
Portali i punësimit
Portali gjendet në web-in zyrtar të Bashkisë, ku edhe të interesuarit mund të vizitojnë faqen dhe të aplikojnë. Aty do të kërkohen të dhënat tuaja personale, dhe detaje të tjera mbi llojin e punës që mund të kryeni, orarin (part-time, full time), apo detaje të tjera që do tju kërkohen në formularin online. Bëhet fjalë për profesione të tilla si dizenjues, menaxherë, ekonomistë, elektricistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë, operatorë telefonikë etj.
Kryebashkiaku Basha
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës theksuan dje se portali i punësimit do të jetë një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Në ditën që ne inaugurojmë këtë faqe, 15 profesione kërkohen anembanë qytetit, dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, menaxherë, ekonomistë, elektriçistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë dhe operatorë telefonikë. Kjo ofertë fillestare që vihet në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë punë në qytetin e Tiranës vjen nga afro 9 kompani të cilat kanë mundësuar që kërkesën që ata kanë për të punësuar, ta reklamojnë përmes këtij portali, falas dhe të hapur për këdo që dëshiron ta eksplorojë. Edhe 6 kompani të tjera presim që të hedhin të dhënat e tyre në ditët në vijim, duke e çuar në 15 numrin total të kompanive që aktualisht nëpërmjet këtij portali reklamojnë 805 vende pune, 805 mundësi për tu punësuar për qytetarët e Tiranës, në veçanti për qytetarët e rinj të Tiranës, u shpreh z.Basha.
Kreditë e studentëve
Më tej kryebashkiaku Basha bëri të ditur se brenda javës së ardhshme do të përzgjidhet edhe banka e nivelit të dytë, e cila do të kreditojë idetë e biznesit të të rinjve nën 35 vjeç, me garancinë 1 milion euro, të vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës. Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, nëse 2 vjet më parë Bashkia ishte e kufizuar vetëm në aktivitetin e saj si një komunale apo si dhënëse lejesh ndërtimi, sot ajo ka një dimension të ri. Qytetarët e mbajnë mirë mend se kush bën kopjacin në fushatë elektorale. Me kopjen e 2011-ës z.Rama është futur në fushatën e 2013-ës por problemi më i madh i tij mbetet marrëdhënia me njerëzit. Unë i them sot të mësojë nga realizimi i këtij premtimi tjetër, në raport me objektivat tona për punësimin dhe duke mësuar shpresoj të vetëkorrigjohet, theksoi z.Basha. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se tashmë profesionet që kërkohen janë të reklamuara online te portalipunësimit.tirana.gov.al. Aty janë të reklamuara edhe kompanitë që i kërkojnë këto profesione dhe kushtet me të cilat ofrohet kjo punë. Pra, bëhet e mundur një ofertë pune për qytetarët e Tiranës.
Lista e profesioneve ku mund të aplikoni për punë
Administratë/Burime Njerëzore
Drejtues/Menaxher
Specialist
Burime Njerëzore
Sekretar/Recepsionist
Jurist
Avokat
Financë/Ekonomi
Ekonomist
Financier, Kontabilist
Audit/Taksa
Oficer Kredie
Arkëtar/Magazinier
Shitje/Marketing
Marketing
Marrëdhënie me Publikun
Agjent Shitjesh
Agjent Real Estate
Shitëse
Art/Media/Komunikim
Gazetar/Redaktor
Përkthyes/Interpretues/Gjuhetar
Fotograf
Dizenjues i brendshëm/Dekorator
Dizenjues Grafik
Shëndetësi
Doktor
Infermier
Dentist
Farmacist
Fizioterapist
Veteriner
Ndërtimi
Inxhinieri Ndërtimi
Arkitekt
Projektues
Topograf
Dizenjues
Specialist Ndërtimi
Teknologji e Informacionit
Administrator Rrjeti
Administrator Databaze
Administrator Sistemi
Zhvillues Softëare
Edukim/Trajnim
Pedagog
Mësues
Edukator
Instruktor
Inxhinieri
Inxhinieri Mjedisi
Inxhinieri Elektroteknologjik
Inxhinieri Mekanike
Inxhinieri Kimike
Shërbime
Shofer
Parukiere
Dado
Punonjës Shtëpie
Punonjës Sigurie/Truproje
Zanate
Kuzhinier
Bojaxhi
Mekanik
Elektricist
Tipograf
Rrobaqepës
Marangoz/Zdrukthtar
Bujqësi/Pyje/Peshkim
Agronom
Inxhinier Pyjesh
Punëtorë të Pakualifikuar
Sanitare
Punëtor Ndërtimi
Punëtor Miniere
Punëtor Transporti