E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë të PS

ramaEdi Rama ka bërë pothuajse gati emrat kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit. Gazeta Tirana Observer boton sot listën e kandidatëve për deputetë të PS që do të konkurrojnë në zgjedhje. Megjithatë burime nga selia rozë bëjnë të ditur, se Rama do ti japë dorën e fundit listës së skuadrës së Rilindjes ditën e diel dhe se nuk përjashtohet që të ketë edhe surpriza të shumta. Ndërsa të hënën pasdite do ti prezantojë vetë para Konventës së Partisë Socialiste.
Prezantimet
Rama ka prezantuar vetë një pjesë të kandidatëve për deputetë, ku mund të përmendim atë të Alfred Pezë apo Evis Kushit, por së fundmi edhe të Musa Ulqinit dhe Mimoza Hafizit. Ndërsa një pjesë deputetësh Rama ua ka thënë vetë privatisht që do të jenë në lista, ndërsa këta të fundit kanë nisur punën edhe në zona. Ndërkohë vetë kryesocialisti duket se do të shkëputet nga Tirana për të kandiduar në Vlorë. Ndërsa një lëvizje tjetër është ajo e Dades në Tiranës dhe e Erion Veliajt në Gjirokastër. Deri tani qarku më i kompletuar është ai i Elbasanit, ku dihet zyrtarisht se cilët do të jenë kandidatët për deputetë.
Rama në Grup
Ndërkohë vetë kreu i PS-së, para dy ditësh ka paralajmëruar para grupit parlamentar socialist, se ekipi do të ripërtërihet me elementë të rinj. Por për kreun socialist, të gjithë pjesëtarët e grupit parlamentar kanë qenë dhe do të mbeten bashkëpunëtorët më të afërt në rrugën e opozitës, që sipas Ramës do të vijojë me fitoren e 23 qershorit dhe me qeverisjen e vendit për 4 vitet e ardhshme. Lideri i opozitës nënvizoi faktin e ndryshimit të përbërjes së ekipit aktual dhe përgatitjen de një ekipi të ri parlamentar për ti bërë ballë sfidave të qeverisjes së vendit. Gjithashtu ai u bëri thirrje deputetëve të PS që të mos ndihen të përjashtuar, sepse edhe ata që nuk do jenë në lista do të jenë të përfaqësuar në qeverinë e ardhshme socialiste.

Kandidatët për deputetë
(Renditja nuk është sipas numrave në listë)

Tiranë

-Lindita Nikolla

-Ditmir Bushati

-Sajmir Tahiri

-Olta Xhaçka

-Parid Cara

-Sadri Abazi

-Arta Dade

-Erjon Braçe

-Vasilika Hysi

-Damian Gjiknuri

-Fatmir Xhafaj

-Artan Gaçi

-Enkelejda Shkreli

-Xhemal Qefalia

-Artan Gaçi

Fier

-Gramoz Ruçi

-Ilirjan Celibashi

-Armando Subashi

-Albert Çaçi

-Arben Çuko

-Ervin Koçi

-Piro Lutaj

Elbasan

-Ben Blushi

-Taulant Balla

-Evis Kushi

-Alfred Peza

-Ilir Bejtja

-Musa Ulqini

-Shega Ligori

Vlorë

-Edi Rama

-Valentina Leskaj

-Fatmir Toçi

-Eltar Deda

-Luiza Xhuvani

-Dhori Sollaku

-Arben Malaj

Korçë

-Pandeli Majko

-Bashkim Fino

-Alfred Dalipi

-Milena Harito

Shkodër

-Mimoza Hafizi

-Tom Doshi

-Paulin Sterkaj

-Keti Bazhdari

-Astrit Beci

-Ndue Kola

Gjirokastër

-Arben Ahmetaj

-Erion Veliaj

-Anastas Angjeli

-Ethem Ruka

Berat

-Fidel Ylli

-Namik Dokle

-Ermonela Felaj

-Eduart Shalsi

-Marko Bello

-Eduard Bejko

Durrës

-Blendi Klosi

-Eglantina Gjermeni

-Ilir Beqja

-Gazmir Bizhga

-Klodiana Spahiu

-Agron Duka

-Edison Konomi

Lezhë

-Mimi Kodheli

-Armando Prenga

-Ndrec Deda

Kukës

-Vexhi Mucmata

Dibër

-Shkëlqim Cani

-Qemal Minxhozi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›