1 Maji në Greqi, sindikatat tubime në gjithë vendin
ATHINE - Me moton “Askush i vetëm, të gjithë bashkë mundemi”, konfederata e përgjithshme sindikale, ajo e sektorit publik si dhe qendra punëtore e Athinës, iu bëjnë thirrje gjithë punonjësve në Greqi t’iu bashkohen tubimeve me rastin e 1 Majit, që do të organizohen në këtë ditë në Athinë dhe qytetet e tjerë të vendit.
Tubimi kryesor i sindikatave do zhvillohet në ora 10 paradite para bashkisë së Athinës.
Në këtë ditë nuk do të funksionojnë linjat detare nga porti i Pireut, për shkak të grevës 14 orëshe që kanë shpallur mekanikët e marinës tregtare, ndërsa ndryshime do të ketë dhe në orarin e mjeteve të transportit publik.
Sindikatat kërkojnë nga forcat politike që të angazhohen për të ndryshuar politikat në favor të punonjësve dhe të popullit, duke theksuar se “1 maji i sivjetëm dhe tubimet kanë karakteristikë veçanërisht lufitarake, pas masave të vazhdueshme, të ashpra, të padrejta dhe antishoqërore që janë imponuar nga trojka dhe qeveria”.