Elbasan, grabitet filiali i postës së qytetit

Grabitet filiali i postës së qytetit të Elbasanit. Mbrëmjen e sotme, në lagjen "Haxhia"dy persona kanë vënë në shënjestër një filial poste. Mësohet se grabitësit kanë thyer xhamin e dritares së postës, për të marrë më pas kasafortën e postës dhe një kompjuter. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas bluve ne kasafortë nuk kishte lekë, ndërkaq është bërë e mundur edhe identifikimi i autorëve dhe po punohet për arrestimin e tyre.