Hetim të ri për korrupsion, ish-kryeministrit kroat
ZAGREB - Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, gjykuar nga drejtësia lokale për korrupsion në tre çështje, u bë objekt i një hetimi të ri për shpërdorimin e 3.5 milionë eurove, theksoi sot avokatja e tij.
"Sanader u njoftua nëpërmjet rrugëve zyrtare për hetimin e nisur kundër tij'', deklaroi Jadranka Slokovic për radion kombëtare.
Sipas prokurorisë kroate ngarkuar për hetimet për korrupsion, ky hetim nisi me blerjen në vitin 2009 të një ndërtese për nevojat e Ministrisë së Zhvillimit rajonal.
''Qeveria pagoi në atë kohë një shumë dy herë më të lartë se çmimi i tregut'', sipas shtypit lokal.
Përveç Sanader, ky hetim parashikon parashikon ish-ministrin e Zhvillimit rajonal, Petar Cobankovic, një ish-deputet i Bashkimit Demokratik kroat (HDZ), sot në opozitë.
(er.nu/BalkanWeb)