E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji protesta ne Evrope. Feste ne Kine 1 2 3 4 5 1 vote e diel 01 m

1 Maji apo dita e punëtorëve siç njihet ndryshe e jo vetëm në Shqipëri, ka nisur me protesta në disa vende, por dhe me festime, në Kinën komuniste. Në Gjermani, problemet kanë nisur që të shtunën në mbrëmje kur policia shpërndau një turmë që protestonte në vigjilje të marshimit të 1 Majit. Policia përdori tubat e ujit për të ulur tensionet mes protestuesve.

Lexo të plotë ...   Vritet djali i Gedafit. Humbin jetën edhe tre nipër të kolonelit 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 01 maj 2011 Bombat e NATO-s në kryqytetin e Libisë, Tripoli, njoftohet të kenë vrarë djalin e Muamar Gedafit, Saif al-Arab dhe tre nipër të kolonelit. Lajmi raportohet nga burime qeveritare, sipas të cilave anëtarët e familjes së Gedafit u vranë gjatë bombardimit të vilës në zonën rezidenciale të Bab al Azizia, ndërsa vetë koloneli i ka mbijetuar sulmit, edhe pse ndodhej në banesë. Saif al-Arab i cili ishte më pak i njohur se i vëllai Saif al-Islam kishte studiuar në Gjermani dhe ishte kthyer në Libi vetëm kohët e fundit.
Lexo të plotë ...   Obama në Alabama, tornadot vrasin 334 persona 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 prill 2011 Presidenti amerikan Barack Obama premtoi ndihma federale  ndërsa vizitoi zonat e shkatërruara nga tornadot e ditëve të fundit. Obama u shpreh i tronditur nga shkatërrimet në Tuscaloosa, ndërsa bilanci i të vdekurve shënon 334 të vdekur e 20 persona të shpallur të humbur. 

Lexo të plotë ...   Muaji i mjaltit, Kate-William diskutojnë Jordaninë 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 prill 2011 Dasma më e kushtueshme në botë vlerësohet si sukses për monarkinë britanike që mes luksit dhe elegancës duket se ja ka kaluar dhe dasmave të sheikëve arabë. Pas ceremonisë që u cilësua si e mahnitshme dhe nga nëna mbretëreshë, çifti i ri është larguar nga Buckingham Palace në Aston Martin e James Bond, spiunit më të famshëm britanik.
Lexo të plotë ...   Gaddafi armëpushim me kushte: NATO t’u japë fund sulmeve 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Muamar Gaddafi është i hapur për të negociuar armëpushimin  me vendet e NATO-s në mënyrë që t'i jepet fund sulmeve ajrore kundër forcave të tij. Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, Gaddafi tha se forcat e tij janë të gatshme për armëpushim, por shtoi se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet t'i binden armëpushimit.

Lexo të plotë ...   Shpërthimi në Marakesh, Al Qaeda postoi video para sulmit 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Sulmi terrorist me bombë në një kafene në Marakesh, është paralajmëruar më parë nga një video e postuar në internet. Në video e cila i atribuohet grupit terrorist të AL Qaedës është postuar tre ditë para sulmit dhe përmban një kërcënim direkt dhe të qartë kundër Marokut.

Lexo të plotë ...   Mina në Misrata, Gaddafi synon të bllokojë ndihmat 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 NATO thotë se anijet e saj ushtarake kanë arritur të interceptojnë forca të Gaddafit duke vendosur mina në portin e Misratës, në përpjekje që të shmangin ndihmat humanitare të mbërijnë në qytetin e rrethuar. Një zyrtar i aleancës, Rob Ueihill ka shtuar se anijet e pozicionuara në Mesdhe kanë bërë që të dështojnë përpjekjet e ushtarakëve libianë për të minuar portin. Ndërsa kryengritësit njoftuan për një fushatë të re bombardimesh mbi Misrata, e cila ndodhet nën rrethim prej javësh. Në një zhvillim tjetër nga vendi i përfshirë nga lufta, trupat tuniziane njoftojnë se kanë zënë rob ushtarë libianë të cilët kanë kaluar kufirin mes dy shteteve në ndjekje të kryengritësve.

  Sanksione Sirisë, ushtria vret 60 persona në ditë 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Grupet siriane për të drejtat e njeriut raportojnë se mbi 60 persona janë vrarë në mbarë Sirinë në të premten e zemërimit ku protestuesit kërkuan largimin nga pushteti të regjimit të Presidentit, Bashar Al-Asad.  Një nga grupet për të drejtat e njeriut thotë se ka dhe listën me emrat e 62 personave që janë vrarë gjatë protestave, në 5 qytete të Sirisë.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 30 prill 2011 ) Lexo të plotë ...   E premtja e zemërimit, sërish plumba mbi protestuesit në Siri 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 29 prill 2011 Protestat e së premtes së lutjeve në Siri kanë rënë serish nën breshërinë e plumbave të Qeverisë, ndërsa mijëra njerëz kanë sfiduar regjimin dhe kërcënimet e tij për shtypjen me dhunë të marshimit. Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 11 persona janë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qendrën e protestave në Deraa, por burime mjekësore raportojnë për rritjen e bilancit. 
Lexo të plotë ...   Ceremonia në Londër, Kate i thotë "Po" princit William 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 29 prill 2011 Dita për monarkinë britanike shënoi kulmin në Abacinë e Westminster ku çifti i ri princi William, i veshur me uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze shkëmbeu betimet martesore me Kate Middleton para 1900 të ftuarve dhe e ndjekur nga  rreth 2 miliardë spektatorë në mbarë botën. 

Azhornuar së fundi ( e premte , 29 prill 2011 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›