E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infektohet SHBA bakteri kapercen oqeanin 1 2 3 4 5 0 vota e premte 03

Frika nga bakteri vrasës i E.Coli-t pushton Europën, ndërsa  rastet e para të të prekurve janë lokalizuar dhe përtej oqeanit në  Shtetet e Bashkuara. Së paku tri raste të infektimit me bakteren vdekjeprurëse E.Coli, që shpërtheu në Europë, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara. Të tre njerëzit, që mendohet se janë të infektuar, aktualisht kishin udhëtuar në Gjermani, vend ky që është kthyer në qendër e shpërthimit të infektimit në Europë.

Lexo të plotë ...   Dhuna në Siri, Clinton: Asad humbi legjitimitetin 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 03 qershor 2011 Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes shteteve për të vepruar ndaj shtypjes me dhunë të protestave antiqeveritare në Siri, nga ana e presidentit, Bashar al-Assad. Clinton tha se Asad e ka humbur tashmë legjitimitetin.

Lexo të plotë ...   Gara për president, republikani Romney përballë Obamës 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 03 qershor 2011 Ish-governatori i Massachusetts, Mitt Romney hyn në garën e kandidatëve republikanë për të konkurruar përballë Obamës në zgjedhjet presidentciale të vitit të ardhshëm. Në fjalimin e tij të parë në këtë cilësi, Romney ka deklaruar se presidenti Obama e ka zhgënjyer Amerikën.

Lexo të plotë ...   Protesta në Spanjë, perime para konsullatës gjermane 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 03 qershor 2011 Epidemia e Esheria Koli sjell protestat e para, ndërsa rreth 50 fermerë spanjollë kanë flakur grumbuj me fruta dhe zarzavate në hyrje të konsullatës gjermane në qytetin e Valencias. Ata protestuan për deklaratat e autoriteteve gjermane që fajësuan trangujt e importuar nga Spanja si shkatarë të përhapjes së bakterit vrasës.

Sipas fermerëve, prodhimet e tyre tashmë nuk kanë vlerë, e për më tepër ata kanë pësuar humbje të mëdha. Ndërkaq, shkencëtarët në Gjermani mbeten ende në errësirë në lidhje me origjinën e bakterit, që siç u njoftua më herët, përbën një specie të re bakteorologjike, një mutacion mes dy llojeve të ndryshme të Esheria Koli.

Ekspertët kinezë që edhe ata janë duke studiuar rastin, thanë se bakteri i ri përmban gjene që e bëjnë rezistent ndaj disa klasave të antibiotikëve.   Fakte të reja, Salvator Alende është ekzekutuar 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 02 qershor 2011 Kili tenton të hedhë dritë mbi krimet e diktaturës se Augusto Pinocetit, ndërsa heton mbi vdekjen misteriore të ish-presidentit. Salvator Alende mund të mos jetë vetëvrarë. Hipotezat bëhen edhe më prezente pak distë pas zhvarrosjes së trupit të presidentit kilian që ndërroi jetë më 11 shtator 1973.

Lexo të plotë ...   Cunami qeveritar. Naoto Kan i mbijeton mocionit të mosbesimit 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 02 qershor 2011 Pasojat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit ndjehen ende edhe në politikën japoneze. Mes polemikave dhe debateve kryeministri Naoto Kan i mbijeton mocionit të mosbesimit të opozitës duke paralajmëruar dorëheqjen. “Kur kriza të vihet nën kontroll do të largohem nga posti” premtoi Kan para anëtarëve të partisë së tij.
Lexo të plotë ...   Sulmohen zyrtarët. Hakerat kinezë mësyjnë në google 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 02 qershor 2011 Kërcënimet e kundërzbulimit amerikan kundër sulmeve informatike nuk trembin  hakerat. Google fajësoi hakerët në Kinë se kanë komprometuar e-mail personalë të qindra zyrtarëve të lartë amerikanë, personelit ushtarak dhe gazetarëve. Në qendër të sulmeve dhe politikanë aziatikë bën të ditur Wall Street Journal. 
Lexo të plotë ...   Viktima e 16-të. Kërkime për burimin e bakterit e.coli 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 01 qershor 2011  Viktimat e bakterit Esherika Coli shkojnë në 16 nga të cilët 15 në Gjermani dhe një në Zvicër. Autoritetet shëndetsore nuk kanë zbuluar ende burimin e bakterit vrasës  por sipas rezultateve të ekzaminimeve të para patogjenët e lokalizuar në trangujt e analizuar nuk përputhen me ato të pacientëve.  Lexo të plotë ...   Kujdes me celularët. OBSH: Në listën e kancerogjenëve 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 01 qershor 2011  Organizata Botërore e Shëndetwsisë paralajmëron për rrezikun e përdorimit të telefonave celularë. 31 shkencëtarë nga 14 vende të botës kanë arritur në përfundimin se celularët duhet të klasifikohen si potencialisht kancerogjenë. Çka nënkupton se celularët vlerësohen po aq të rrezikshëm për shëndetin e njeriut sa dhe plumbi, kloroformi apo kafeja që prej kohësh janë në listën e substancave potencialisht të dëmshme të hartuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.  Lexo të plotë ...   Ngrohja globale, OXFAM: Ushqimet dy herë më shtrenjtë 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 31 maj 2011 Brenda dy dekadash çmimet e ushqimeve do te dyfishohen. OXFAM lëshon alarmin duke parashikuar se  miliona njerëz do të shkojnë drejt varfërisë ekstreme. Një paralajmërim të tillë ka dhënë më parë edhe Banka Botërore. Liderëve botërorë u bëhet thirrje të rrisin transparencën e tregjeve, rezervat ushqimore si dhe investimet për fermerët e vegjël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›