E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori, Bashkia mbështet hapjen e një salloni bukurie për fëmijët

femijetTiranë- Në kuadër të festës së 1 Qershorit, Bashkia e Tiranës ka mbështetur hapjen sot një salloni bukurie që do të shërbejë vetëm për fëmijë.

Nëpërmjet një granti prej 2.500 dollarësh, fëmijët e Tiranës do të kenë një sallon bukurie dedikuar tërësisht atyre. Ai quhet Baby-Vip dhe është i pari i këtij lloji në Tiranë. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, e pranishme ne hapjen e këtij salloni ka garantuar mbështetjen nga Bashkia e Tiranës, për të gjithë ata që kanë ide novatore dhe plane të mira biznesi.

Zgjodhëm sot 1 qershorin, për të ardhur dhe për të parë biznesin i cili u hap si rezultat i mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, me grante të vogla, projekt i Bankës Botërore. 30 plane biznesi u mbështetën me 2500 dollarë secili dhe një prej tyre ishte biznesi që sapo vizitova dhe që kanë zgjedhur për ta inauguruar sot, në 1 qershor. Një ide shumë interesante, shumë novatore e cila u drejtohet fëmijëve dhe përfitojmë nga rasti tu urojmë 1 qershorin, duke siguruar se sa herë që Bashkia të ketë mundësi për ide të tilla biznesi, që janë në shërbim të fëmijëve, ne do i realizojmë ato tha Tabaku.

Zv/kryetarja e bshkisë i është bashkuar sot festës së organizuar për fëmijët, me rastin e 1 qershorit, në njësitë bashkiake 8 dhe 10 në kryeqytet, ku për fëmijët ishin përgatitur edhe dhurata të veçanta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›