E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikumi dhe Antigonea çelin zyrtarisht sezonin turistik

orikumOrikum- Bashkia e Orikumit ka shfrytëzuar ditën e 1 Qershorit për të çelur sezonin turistik. Me qindra banorë nga vendet përreth janë mbledhur në Orikum, pasi festa ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Ka pasur të ftuar këngëtarë të ndryshëm, si dhe grupe të polifonisë së Dukatit dhe Radhimës.

Kreu i Bashkisë, Gezim Capo, ka çelur sezonin turistik dhe ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë sa më shumë Orikumin. Njëkohësisht është zhvilluar edhe një panair me ushqime nga restorantet e kësaj zone, ku qytetarët kishin mundësi të provonin shumllojshëmrinë dhe shijen e tyre. Theksi është vënë kryeisht tek mishi i pjekur dhe peshku.

Po sot sezoni turistik është çelur edhe në Antigone, ku kreu i komunës ka thënë se sivjet do të punohet që sezoni turistik të vijojë gjatë gjithë vitit. Në çeljen e sezonit kanë marrë pjesë me dhjetra banorë të zonës, të cilët po presin mbërritjen e turistëve, sepse shumica e tyre prodhojnë produkte të ndryshme artizanale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›