Berisha në Kavajë: Përmendorja është historike, mjerë ai që guxon ta prekë
Kavajë- Kryeminsitri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Kavajës, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të opozitës, Edi Rama.
Kryeministri u është kundërpërgjigjur deklaratave të pak ditë më parë për heqjen e monumentit të demokracisë në sheshin e Kavajës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë askënd të bëjë një gjë të tillë.
Kavaja është gracka ku hoqe çdo maskë shpalle platformën e urrejtjes ndaj lirive, demokracisë, përmendores së lirisë dhe kombit shqiptar. Erdhe në Kavajë, hoqe maskën dhe tregove veten. Kavaja të njihte ty. Nuk kishte nevojë, ata të njihnin mirë. Para këtyre burrave dhe grave do të rikujtoj një ngjarje. Në vitin 90 këta burra dhe gra ndodhi që shokun e ngushtë të babait tënd ta detyrojnë të dalë nga Kavaja duke shkelur mbi idetë e gjaksorit, idetë e mizorit. Ty të tmerron përmendorja e heroizmit, këtu do të them se sikur të imagjinosh një moment veten tëndë pa këpucë, i zbathur duke ecur mbi ato copa,- tha ai.
Këtij Edvinit të vogël do tja them dy fjalë. Bashkë me qytetarët kemi luftuar për të respektuar votën, lirinë e saj dhe do të kishe pasur respektin e kryeministrit, deputetit të Kavajës të pa lëkundur, jo për ty, por për votën e qytetarëve. Por nuk më lejove sepse ngrite akuzën më të tmerrshme të krimit më të shëmtuar ndaj forcë sime politike, e cila mori dhenë. U kërkove qytetarëv falje, por nuk u kërkove shqiptarëve falje. Për atë që bëre nuk do të kesh mbështetjen time. Po për Edvinin e vogël. Ky është sheshi historisë dhe po të them, sheshi është monument historik, përmendorja është monument historik, mjer ai që guxon ta prekë. Ai u do u kalojë brezave si dëshmi e burrave të Kavajës që bënë historinë e lirisë,- vijoi kryeministri.
Më tej shefi i ekzekutivit deklaroi se ka pasur investime në shkolla, infrastrukturë dhe shëndetësi, ndërsa premtoi se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohet ujësjellësi i Kavajës dhe rruga që e lidh atë direkt me Tiranën.
Ujësjellës i Kavajës ka gati fondin. 24 orë ujë për Kavajnë dhe zonat përreth. Gjatë viteve që vijnë, Kavaja do të ketë rrugë direkte për në Tiranë. Katër vitet që vijnë do asfaltojmë çdo rrugë dhe rrugicë të Kavajës, fshatrave të gjithë rrethit. Katër vitet që vijnë shkollat e rrethit Kavajë dhe mbarë Shqipërisë do të jenë tërësisht të ndërtuara dhe rindërtuara. Në projektin tonë, Kavajën e zhvilluar kemi qëllimin më madhor,- tha ai.
Me tej kryeministr deklaroi se projekti i asfaltimit të rrugëve do të vijojë, ndërsa shtoi se socialistët po për piqen të mos i shohin arritjet e qeverisë.