1 Qershori, Dhoma Amerikane zgjedh fëmijët e Gërdecit
Nga Aurora Sulce
Drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë shpjegojnë se festimi i 1 Qershor është shndërruar tashmë në traditë. Në këtë 1 Qershor, Dhoma zgjodhi fëmijët e Gërdecit që vitinm e shkuar përjetuan shpërthimin e madh
TIRANE-Një koncert dhe plot dhurata. Ka qenë kjo surpriza që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zgjedhur t’ua rezervojë 140 fëmijëve të Gërdecit, me rastin e festës së tyre, 1 Qershorit.
Drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë shpjegojnë se festimi i 1 Qershor është shndërruar tashmë në traditë. Kjo pasi cdo vit në këtë datë, Dhoma organizon aktivitete dhe jep dhurata për fëmijët e varfër.
Në këtë 1 Qershor, Dhoma zgjodhi fëmijët e fshatit të Gërdecit që më 15 Mars te viti të shkuar përjetuan shpërthimin e madh në fabrikën e armëve në kodrën pranë fshatit që u mori jetën 26 personave, plagosi mbi 300 të tjerë si dhe shkatërroi biznese e banesa.
(d.b/News24/BalkanWeb)