E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-KQZ-së: PPSH e Re falsifikoi dokumentacionin

Nga Besjan Ajazi
Per perfaqesuesin e PS, KQZ duhet te perjashtoje PPSH-ne e Re nga lista e subjekteve politike, garuese ne zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas PS, kjo parti ka fallcifikuar aktin noterial, qe permbante nje liste prej 10296 firmash 

TIRANE-Shfaqet rasti i pare i fallcifikimit te dokumentacionit zgjedhor te partive garuese ne zgjedhjet e 28 qershorit. Partia Socialiste, nepermjet perfaqesuesit te saj ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj ka denoncuar fallcifikimin e dokumentacionit zgjedhor te Partise se Punes se Shqiperise e Re. Sipas Gjoncaj, kjo parti ka fallcifikuar aktin noterial i cili permbante nje liste prej 10296 firmash, firma keto te cilat mbeshtesnin kete parti ne garen per zgjedhjet parlamentare. Ne kete menyre tha Gjoncaj kemi te bejme me veper penale dhe KQZ duhet te distancohet nga ky akt. Per perfaqesuesin e PS, KQZ duhet te perjashtoje PPSH-ne e Re nga lista e subjekteve politike, garuese ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i KQZ, Ristani, i sugjeroi Gjoncaj te beje kallzim ne prokurori ndersa tha se KQZ do ta rishqyrtoje dokumentacionin zgjedhor te PPSH-se e Re dhe me pas do te vendose.

Nderkohe pjese e debatit ne mbledhjen e KQZ ishte edhe plotesimi i kuotes prej 30% femra ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, kuote e cila sipas Ristanit nuk eshte permbushur nga Partia Socialiste. Ne fund te mledhjes, anetari socialist ne KQZ, Artan Lazaj i beri thirrje Ministrise se Brendshme qe te sjelle ne KQZ listen e plote te shtetasve pa pasaporte dhe listen e shtetasve pa pasaporte por qe kane marre leternjoftimin e ri elektronik.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›