E Enjte, 5 Nëntor 2026

1 Qershori, Hasani uron me vizatimet e fëmijëve të punonjësve të shërbimit të jashtëm

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Hasani ndau në rrjetet sociale një video me vizatimet e fëmijëve të punonjësve të shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri dhe botë të sigurt, plot ngjyra e mundësi për çdo fëmijë”, theksoi ministri Hasani.

Në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

E shpallur që më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër kjo ditë jo vetëm festohet, por njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›