E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori shfaqje e madhe per femijet ne Tirane

Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve është duke bërë përgatitjet e fundit për festën ndërkombëtare të fëmijëve që është 1 Qershori. Drejtorja artistike Nigda Dako na bënë me dije se është menduar që kjo festë të jetë një ditë e veçantë plot aktivitete që do te organizohen pranë bulevardit të “Dëshmorët e Kombit” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Koreografi Fatjon Sulstarova thotë se është ruajtur simbolika e 100 vjetorit të Pavarësisë në performancat e baletit.
Ndërkohë që fëmijët janë plot entuziazëm për festën e tyre, fëmijët e këndit të letërsisë kanë bërë krijime enkas për ditën e tyre.

1 Qershori është menduar si një mega shfaqje për fëmijët që të gëzojnë ditën e tyre,këngët, vallet, ekspozitat dhe panairet e librave për fëmijë do jenë pjesë e festës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›