Anan takon presidentin sirian
I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe dhe Kofi Anan pritet të zhvillojë bisedime me presidentin sirian Bashar Al Asad gjatë ditës së sotme në Damask. Plani i paqes së Anan për t’i dhënë fund luftës dhe konfliktit në vend është errësuar si pasojë e vrasjeve dhe dhunës që çdo ditë ka marrë jetën e dhjetëra personave. Masakra e së Premtes në Houla është cilësuar nga Anan një moment i tmerrshëm me pasoja të thella. Dëshmitarë të masakreës bënë me dije për BBC se i frikësohen forcave qeveritare, pasi ushtarë të presidentit Bashar Al Asad hynë me forcë në shtëpitë e tyre dhe vranë familjaret e tyre . Kofie Anan tha se qëeveria siriane duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për te treguar rendesine dhe seriozitetin e planit te paqes. Ai po ashtu shtoi se mesazhi i paqes nuk është vetëm për qeverinë por për të gjithë ata që kanë armë. Të hënën zoti Annan zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm sirian Ëalid Muallem dhe kreun e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, gjeneral-majori Robert Mood. Sipas planit të zotit Anan, të dyja palët duhet të ndalonin dhunën që prej datës 12 prill dhe qeveria duhet të tërhiqte tanket dhe forcat nga zona të banuara . Analistët shprehen skeptikë se në takimin e sotëm mes Anan dhe Asad mund të arrihet një marrëveshje që më pas mund të përmbushet nga ana e presidentit sirian, mirëpo shumë do të varet , thotë korrespondenti i BBC-së nga pozicioni që do të marrin aleatët kryesorë ndërkombëtarë mbrojtës të Sirisë siç është Rusia.