E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori, sot zhvillohen aktivitete të shumta për fëmijët

Sot shënohet 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kushtuar fëmijëve.
 

Aktivitetet organizohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës si dhe nën kujdesin e Zonjës Liri Berisha.
 

Një koncert festiv për fëmijët do të organizohet në Pallatin e Kongreseve ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Berisha, ndërsa presidenti Topi do të zhvillojë një pritje me fëmijët në Pallatin e Brigadave.
 

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqënies së fëmijëve në Gjenevë në 1925. 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Kjo gjë përkoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë, por festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›