Kah duhet të shkojnë Kosova (e Shqipëria)?
Prof. Dr. FADIL MALOKU, sociolog
1. Procesi i deliberalizimit të Kosovës, domosdoshmëri
Kosova, si shteti më ri në Europë, pra një shtet sui generis, i cili akoma është në proces të një vetëkërkimi, verifikimi dhe vetëdëshmimi të organizimit të jetës shtetërore dhe asaj shoqërore për qytetarët e saj, paraprakisht ka nevojë për një proces të njëjtë të deliberalizimit, sikurse ai amerikan, i cili do ta ndihmonte atë jo vetëm në profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të disa çështjeve fundamentale dhe ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: definimi i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, anëtarësimit në BE-në, profilizimin kulturor dhe ideologjik, konsolidimit të demokracisë, etj. Pra një seri çështjesh fundamentale, të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë mund të shndërrohen jo vetëm në handikapë, por edhe në favore. Si handikapë, për shkak se Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër dhe një vend me institucione akoma të brishta demokratike, që vështirë mund të garantojë dhe plotësojë kriteret tejet të ashpërsuara të anëtarësimit në BE, pas krizës së shfaqur në Greqi dhe paralajmërimeve tjera të reja në Spanjë, Itali, etj. Kurse si favore, këto çështje mund të shndërrohen në rast se ajo fillon tani të ndërtojë kapacitete adekuate administrative demokratike në përputhje me standardet dhe kriteret e BE-së. Kosova, në realitet, me të gjitha këto çështje e dilema të hapura pa dyshim mbetet një vend dhe një shtet tejet interesant edhe për shkak se: të gjitha çështjet e ngritura më lart po gjurmohen në një atmosferë dhe ambient do thoja jo edhe gjithaq të favorshëm global. Paraprakisht, mendoj që duhen dhënë disa përgjigje meritore që do të dilnin nga një debat nacional dhe nga disa çështje të tjera që po ashtu kanë peshën dhe rëndësinë e vet. Ndër këto çështje, mendoj se duhet radhitur problemi i vlerave politike, sociale e sidomos atyre kulturore, në mënyrë që nga kjo analizë të shohim se ku ne dallojmë apo ku përputhemi me vlerat e reja që ngandonjëherë edhe po na e zënë frymën. Ky lloj monologu me veten tonë, në formë të një pëlqimi unanim brenda një diskursi politik, intelektual e kulturor, por edhe një diskursi tjetër jashtë kësaj sfere është padyshim një kusht dhe një sinjal domethënës, se shoqëria kosovare vërtet është në rrugë të duhur të proceseve të reja në horizont. E them kështu, edhe për shkak se ky diskurs midis aktorëve dominantë politikë, socialë, kulturorë e intelektualë në një mënyrë është edhe një kusht tjetër shtesë që na plotëson ne si shoqëri dhe si shtet të konstituar dhe të pjekur politikisht. Ky lloj katarsisi social (krijimi i parakushteve për një mirëqenie sociale), politik (një ballafaqim permanent i koncepteve ideologjike), intelektual (një përgatitje solide të kuadrove të reja që mendojnë dhe gjykojnë në mënyrë europiane) e kulturorë (një pajtim definitiv të sistemit dhe vlerave të reja, por në anën tjetër, gjithnjë duke ruajtur dhe duke kultivuar veçantitë dhe trashëgiminë e vetë), duhet të ndodhë patjetër në periudhat e ardhshme të konstituimit tonë si shtet dhe si vend demokratik, ngaqë vetëm kështu ne si shoqëri dhe si shtet mund të bëhemi pjesë integrale e Europës
2. Transparenca dhe llogaridhënia, kurs i demokracisë bashkëkohore
Në përvojat e ndërtimit të kapaciteteve demokratike, fenomeni i jo efikasitetit të mjaftueshëm i institucioneve demokratike, madje në fazat e para të instalimit të saj shfaqet me dimensione në formë të një dukurie, që në një mënyrë mund edhe të mos jetë premtues në kuptimin e ekspedivitetit të vendimeve, pastaj ekzekutimit të këtyre vendimeve, si edhe mosqasjes së shumicës përfaqësuese, pra qytetarëve që mund të vijnë nga institucionet e dala gjatë një procesi fer dhe demokratik i zgjedhjeve.
Ky debat rreth (pa)mundësisë së efikasitetit të mjaftueshëm i demokracisë (ta shquaj) deri-diku infantile i vendeve dhe shteteve që akoma gjenden në fazën e procesit të tranzicionit, në një mënyrë reflekton shpesh një përshtypje se vendimet e marra të shumtën e rasteve merren larg syve dhe dëshmisë së qytetarëve të atij vendi.
Në fakt, përvoja tregon se vendimmarrjet e dala nga proceset fer dhe demokratike zgjedhore, nga ana e elitave politike duhet në parim të jenë sa më afër dhe sa më transparente për qytetarin, ngase afërsia (që më tepër ka të bëjë me detyrimet, se sa me obligimet) është një garant i dëshmuar dhe i pakontestuar i ndërtimit të kapaciteteve demokratike të një vendi.
Pra, nëse sistemi demokratik dëshiron të arsyetojë ekzistencën etimologjike të vetvetes si pushtet dhe vendimmarrje e popullit atëherë padyshim që po këtij populli (në fakt e qytetarëve) duhet tu ofrohet mundësia e ushtrimit të ndikimit, jo vetëm brenda katër viteve, ashtu siç zakonisht parashihet përmes ligjeve zgjedhore dhe Kushtetutës, por për çdo ditë përmes iniciativave civile, mbikëqyrjes permanente, kontrollit, si edhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të shtetit.
Kjo formë e këtillë e procedimit të institucioneve shtetërore, padyshim që e rrit edhe shkallën e besimit si në sistemin e demokracisë, por gjithashtu edhe në institucionet e dala, në proceset zgjedhore, standard ky i sprovuar dhe i sprovuar me qindra vite në vende dhe shtete të ndryshme anekënd botës. Tani, nëse u adresohemi përvojave tona në pesë palë zgjedhje që organizoi Kosova, na del se demokracia e re kosovare, sipas të gjithë parametrave dhe indikatorëve që mundësojnë matjen e shkallës së ndikimit qytetar në procesin e vendimmarrjes së elitave politike, pra në këtë hapërim të shkurtër të përvojave demokratike na paraqitën edhe paradokse të llojit të vetë, siç janë ai tendencës së kontrollit të qeverisë mbi institucionin e Kuvendit, si institucioni më i lartë ligjvënës, në vend që të ndodhë e kundërta! Kjo ndodh, zakonisht në vendet me kapacitete të ulëta demokratike dhe të një shoqërie të pazhvilluar sa duhet me kapacitetet e shoqërisë civile që zakonisht loz rolin e një syri të tretë në pothuajse shumicën e proceseve vendimmarrëse që e ndihmojnë, avokojnë, stimulojnë, rekomandojnë, zhvillojnë dhe emancipojnë demokracinë e re të një vendi.
3. A është i hershëm debati për integrimin e Kosovës në BE?
Në Kosovën e pasluftës, me sa mund të kuptoj, asnjëherë nuk është mbajtur gjer tani ndonjë debat publik për çështjen, arsyet, si dhe mundësitë e (mos)hyrjes së Kosovës në bashkësinë
europiane, shtëpinë e ftohtë dhe për shqiptarët e Kosovës. Nisur nga disa stereotipe ende në qarkullim, Europa plakë, për shkaqe dhe arsye të pajustifikueshme gjatë historisë së qetësimit tonë ishte e (pa)drejtë në raport me ne si vend dhe si popull.
Në fakt, para se të vija këtë titull, një koleg i shkencave politike kur i lexova titullin këtij shkrimi, në pyetjen time se: A është i hershëm debati për integrime europiane?, më dha një përgjigje të shpejtë dhe për mua disi edhe të papritur, se …Kosova ka sfida të tjera në axhendën e vet…?! Në fakt, ai nuk priti ti kundërpërgjigjesha në gjykimin e tij! Mendova gjatë dhe erdha në përfundim që shtruarja e kësaj pyetjeje në asnjë mënyrë nuk nënkupton ndërrimin e axhendës që ka Kosova tani rreth sfidave që përmendi kolegu. E them kështu, pasi kujtoj që qysh tash duhet të fillojë një debat jo vetëm institucional, por edhe civil, i cili do të përgatiste publikun kosovar që të mësojë si kushtet, ashtu edhe rrethanat në të cilat shqiptarët (kosovarë) e Ballkanit Perëndimor munden të bëhen në një të ardhme të largët, anëtarë të kësaj familjeje të madhe kombesh e shtetesh. Ne për çdo ditë bombardohemi nga lajmet se: po punohet në këtë drejtim, jemi duke negociuar për liberalizim të vizave e përralla të tjera, ndërkaq asnjëherë nuk më ka rasti