E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori,Berisha:Çdo gjë për të mirën e fëmijëve

TIRANË- Në festën e fëmijëve, kreu i qeverisë, Sali Berisha shoqëruar nga zonja e tij, ka qenë pranë fëmijëve të kopshtit numër 25, në Tiranë.

Duke uruar 1 qershorin për këta fëmije dhe për gjithë fëmijët shqiptarë kudo ku janë, Berisha ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithcka për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe sigurimin e kushteve të mira për arsimimin e tyre, duke nisur që nga sistemi parashkollor.

Qeveria do të bëjë shumë punë që kopshtet, shkollat, familjet dhe jeta juaj të jetë gjithnjë e më e mirë. Kopshtet janë ndoshta universiteti i parë dhe më i rëndësishëm i njeriut, është mosha në të cilën njeriu mëson me shumë se në të gjitha moshat e tjera, ndaj dhe ne kemi vënë rëndësi shumë të vecantë arsimit parashkollor- tha ai.

Sipas Berishës, këtë vit do shtohen edhe 104 klasa të reja në arsimin parashkollor, pasi synohet që 80% e fëmijëve 5 vjec në fund të këtij viti, të jenë në kopshte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›