Pogradec, sherr në lokal. Tre të plagosur me armë
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të tre personave dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Ngjarja, sipas të dhënave të para ka ndodhur në një lokal të këtij qyteti dhe gjithcka ka nisur pas një grindje të castit mes tyre dhe autorit.
Në pranga është vënë Geront Berberi, 40 vjec që dyshohet se ka qëlluar më armë, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (vijon)