E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashës nuk i soset durimi!

Sipas Bashës, asnjë komisioner i Partisë Socialiste, direkt i përfshirë në proces, nuk ka ngritur asnjë pretendim ligjor.

“Është e rëndësishme të themi se në shqyrtimin që po i bëhet tani që flasim votave të kontestuara në KQZ, proces që kandidati tjetër e quajti kanibalizëm, ai ka marrë 4 vota më shumë se sa unë. Nuk është kanibalizëm të përfshish votat në këtë proces transparent, pavarësisht se për kë janë hedhur ato. Është kanibalizëm të përjashtosh votat nga procesi”, theksoi Basha. Kandidati demokrat u shpreh se duhet të lexohet çdo votë në mënyrë që të dëgjohet zëri i çdo qytetari.

 “Unë besoj se çdo votë duhet numëruar dhe zëri i çdo qytetari duhet dëgjuar. Por unë besoj gjithashtu se është tërësisht e papranueshme  për çdo kandidat, parti apo individ që të kërcënojë ose të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor për të marrë vendimin e tyre bazuar ne çdolloj konsiderate tjetër, përveç  ligjit”, shtoi ai.

Sipas Bashës, demokracia funksionon më lehtë kur rezultati është i thellë, “por demokracia e provon fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj  kur rezultati është i ngushtë vetëm nëpërmjet respektimit të verdiktit të çdo zgjedhësi, veprimit vetëm brenda institucioneve dhe zbatimit të ligjit”. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 17:16
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›