1 here ne 100 vjet apo 100 here ne vit

Se cfare po ndodh ne Shkoder mund te shihet fare mire ne foto apo ne filmimet por edhe mund te kuptohet nga fjalet e vete banoreve te kesaj zone. Se sa eshte fajtor shteti per ate qe po ndodh mjafton te degjosh kreret e tij duke folur dhe duke shpjeguar se sa te afte kane qene per te shmangur nje situate te tille qe ka nisur qe prej 2 janarit te ketij viti dhe qe ende vijon.
Me 13 janar te ketij viti ne mbledhjen e zhvilluar ne Shkoder dhe ne takimet e tij me banoret e zonave te permbytura kryeministri Berisha theksoi
Situaten e paprecedente
- Edhe nje here dua ti rikthehem permasave te motit te cilin te gjithe observatoret me serioze te vezhgimit te motit dhe permbytjeve cilesuan si shkak reshjet e medha cilesuan si intensitet ate te shkalles se dyte qe perseritet me rralle se 1 here ne 100 vite.
- Reshjet e papara dhe shkrirja ne janar ne 24 ore e bores se te gjithe masivit te Alpeve krijoi nje situate te paprecedente.
Ndihmen per cdo banor
- Pra u ndala ne keto raste per te treguar se pasojat jane te thella por une jam sot ne Shkoder bashke me qeverine per te garantuar cdo qytetar te ketij rrethi dhe ketij qyteti se qeveria do te zhdemtoje dhe askerkujt nuk duhet ti rendoje dhimbja e mallit te demtuar sepse ne do ta kompensojme ate nje per nje.Per ne rendesi vendimtare ka shpetimi i i jeteve njerezore dhe mundesisht gjese se gjalle.
Programet pas kalimit te situates
- I pare dhe kryesor eshte operacioni i shpetimit dhe ndihmes por secila ministri ne kuadrin e emergjences duhet te beje me shpejtesi programet e planet e post emergjences. Te mos harrojme se kjo zone nuk eshte shkretetire por nje nga zonat me pjellore me te pasura te tokes shqiptare dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme rehabilitimi teresor i saj infrastruktura e gjithanshme shkollat qendrat shendetesore rruget kanalizimet cdo gje.
Thellimin e lumit Bune
- Dhe ne do te bejme gjithcka si me thellimin e Bunes nje projekt nder me te kushtueshmit dhe me madheshtoret per vendin me by-passin qe nuk do te jete me nje rruge e zakonshme por do te jete nje argjinature e ngritur per tju mbrojtur nga liqeni dhe cdo gje tjeter qe ujerat te jene mrekullia e Shkodres dhe te mos shnderrohen ne permbytje dhe fatkeqesi
Ngritjen e argjinaturave
- Duhet te studiojme edhe njehere argjinaturen e Dajcit qe eshte me kryesorja te Anes Malit te Obotit dhe kudo sikunder nje studim urbanistik duhet te behet ku te percaktohet se nuk duhet te ndertohet aty ku rreziku eshte i madh. Te shihen te gjitha keto se bashku dhe ta shnderrojme kete fatkeqesi natyrore ne sfida te medha per te zgjidhur.
Mashtrimin qe i eshte bere Shkodres
- Shkodra ka nje shpirt te pamposhtur dhe thelbi i shpirtit te saj qendron ne nje raport te vetem dhe kryesor te njeriut te qyteteruar dhe ky eshte raporti me te verteten. Ata qe duan ti servirin Shkodres trillime dhe mashtrime duhet ta dine se qyteti ka nje epitet per ta sherr budalle
Ne mbledhjen e zhvilluar ne Shkoder me 30 nentor 2010 kryeministri Berisha theksoi
Heren e pare ne histori qe Valbona del jashte parashikimeve
- E verteta eshte se prurjet e Alpeve tejkaluan cdo lloj parashikimi pasi Valbona nuk ka pasur ndonjehere ne histori prurje prej 1500 m3 kub ne sekonde dhe pastaj keto masa kane qene prurje te lumenjve te tjere Kiri po keshtu nga ana e tij. Kesaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet qe vazhdoi rritjen panderprere te nivelit.
Fuqia e shtetit per evakuim
- Parashikimet sinoptike ashtu sic i ndiqni vete nuk jane dhe aq te favorshme por ne kemi mundesi te plote te kalojme pasojat e ujerave te shumta qe mund te shtohen gjate diteve qe vijne dhe qe ne fakt nuk jane te pakta sepse edhe sot lumenjte e Alpeve nga Valbona deri ne Perroin e Thate jane ne rritje te ndjeshme duke shtuar edhe Drinin por i kemi te gjitha kushtet forcat e rendit forcat e ushtrise forcat e emergjences civile duke nxjerre ketu te gjitha ekipimet e nevojshme automjetet varkat transformatoret pompat te instalohen dhe kalojne te gjitha ne gatishmeri.
Askush nuk do te ndihet i braktisur
- Nderkohe Shkodra problematiken e madhe e ka ne Nenshkoder por dhe ne zona te tjera qe perballen me veshtiresi serioze. Duke ardhur ketu nga Boga me vjen nje mesazh. Jemi ne nje situate shume te veshtire ndaj dhe ne duhet te jemi te gatshem qe aty ku eshte emergjenca aty te jemi edhe ne. Nuk mund qe askush te ndihet i braktisur ne kete situate perkundrazi i kemi te gjitha mundesite qe ti gjendemi cdo familjeje kudo qe ndodhet ajo dhe ta ndihmojme.
Me 1 dhjetor 2010 kryeparlamentarja Topalli theksoi ne Shkoder
Fryrja e liqenit si asnjehere tjeter
Prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Jemi ne kushtet e fryrjes se liqenit te Shkodres si asnjehere tjeter edhe ne krahasim me nje vit me pare. Jemi ne kushtet e cmendurive te lumenjve qe rrethojne qytetin e Shkodres.
Asnje qytet tjeter asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres.
Kjo eshte historia e Shkodres
Me sa duket kjo kohe do te vazhdoje dhe ne duhet te jemi te pergatitur pasi kjo situate e renduar do te vazhdoje edhe per nje kohe te caktuar. Kjo situate ka ndodhur gjithmone ne Shkoder kjo eshte historia jone. Shteti eshte ne kembe per te mbeshtetur me te gjitha nevojat familjet ne veshtiresi ne komunat ne veshtiresi