Qeveria tenderon tunelin me vlere 15 miliarde leke ne buxhet vetem 5 milione
Tirane-Elbasan
Nis proceduren e tenderit pa pasur para ne buxhet Tunelin qe kushton 15 miliarde do ta ndertojme me 5 milione leke
TIRAN- Qeveria fillon procedurat per tenderimin e tunelit te rruges Tirane-Elbasan. Kryeministri Berisha e perqendroi fjalimin e tij te djeshem gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave tek ky projekt duke premtuar perfundimin e tij brenda 18 muajve nga data e nenshkrimit te kontrates me kompanine qe do te dale fituese. Pas ketij vendimi do te jete Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve qe do te ndjeke procedurat per zhvillimin e tenderit. Tuneli me nje gjatesi rreth 2.2 kilometra pritet te kushtoje rreth 15 miliarde leke te cilat sipas shefit te ekzekutivit do te sigurohen te gjitha nga buxheti i shtetit.
Tuneli do te financohet kryekeput me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 muaj. Tenderi do te jete i hapur nderkombetar. Tuneli perben nje nder veprat madhore e me fizibel te te gjitha ndertimeve te derisotme. Shpreh kenaqesine qe vendosim sot per kete projekt qe shkurton me 70 per qind distancen midis Tiranes dhe Elbasanit - tha Berisha.
Ne fakt per sa i perket shkurtimit te distances midis Tiranes dhe Elbasanit ka ekzistuar edhe nje projekt tjeter i cili nuk parashikonte tunel dhe per me teper do te realizohej nepermjet dhenies me koncesion tek investitoret private. Fillimisht ky projekt u mbeshtet edhe nga Kryeministri Berisha ndersa me pas perparesi fitoi projekti aktual i cili parashikon ndertimin edhe te nje tuneli permes kodrave te Kerrabes.
Kur pritej qe qeveria te kerkonte donatore te jashtem per realizimin e projektit te tunelit me vlere totale 15 miliarde leke Kryeministri Berisha deklaroi dje se ai do te financohej nga fillimi deri ne fund me para nga buxheti i shtetit. Vepra eshte parashikuar ne tabelat e investimeve per vitin 2011 por kundrejt vleres prej 15 miliarde leke qeveria ka ndare per te vetem pese milione leke.
Nese do te lihej e hapur mundesia per financimin e projektit me kredi nga jashte qeveria mund te fillonte punimet edhe me kete shume minimale deri ne gjetjen e parave por sipas kreut te qeverise eshte buxheti i shtetit ai qe do te mbaje barren e ndertimit te tunelit. Nisur nga shuma qe eshte akorduar vetem pese milione leke kundrejt kostos 15 miliarde leke normalisht nisma per ndertimin e tunelit pritet te mjaftohet vetem me tenderimin e projektit.
shte kthyer ne praktike tashme qe ne buxhet te parashikohen projekte me vlere disa miliarde leke ndersa shuma e percaktuar ne te eshte e paperfillshme. Bashke me tunelin Tirane-Elbasan ne te njejtat tregues jane edhe projektet per ndertimin apo rikonstruktimin e segmenteve Permet-arshove Qukes-Qafe Plloce Kukes-Krume Librazhd-Qafe Stude Qafe Thane-Lin Unaza e Madhe te Tiranes etj. Te gjitha keto projekte jane parashikuar te ndertohen me para nga buxheti i shtetit. Nese do te jete keshtu do te duhet qe qeveria te rishikoje buxhetin per te parashikuar ne te shuma me te medha per permbylljen e projekteve. Nese nuk ndodh kjo dhe kembengulet ne realizimin e projekteve atehere do te jene perseri kompanite e ndertimit qe do te kryejne punimet me parate e tyre gje e cila ka ndodhur rendom pergjate dy viteve te fundit.
Krahas tunelit Tirane-Elbasan qeveria ka urdheruar hapjen e procedurave te tenderit eshte per rrugen e Arbrit pjesen e mbetur te bajpasit Plepa-Kavaje-Rrogozhine segmentit Unza e Re e Tiranes-Mullet etj.