1 i vdekur në kryeqytet, policia: Dyshohet për vdekje natyrale

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur zonën e 9-katsheve, ndërsa kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar uniformat blu për një person të gjinisë mashkull rreth të 40-tave të shtrirë në tokë.
Fillimish u dyshua se personi ishte viktimë e një aksidenti rrugor, por pas mbërritjes së forcave të policisë u konstatua se vjekja e personit në fjalë ishte natyrale. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, por ende nuk bëhet me dije ndonjë detaj. Pritet që nga ana bluve të verifikohet identiteti, ndërsa do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të saktësojë shkakun e vdekjes së viktimës.